E Diel, 1 Nëntor 2026

Velipoja çel sezonin turistik, garanton rritje të shërbimit

Velipoja ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Komuna ka organizuar një sërë aktivitetesh sportive, panaire të shumta etj. Kryetari i komunës Velipojë, Pashk Ujka, shprehet se ky sezon e gjen plazhin ndryshe nga vitet e tjera, me infrastrukturë, gjelbërim, sinjalistikë, ndriçim, ujë 24 orë, si dhe një sërë investimesh në sistemimin e vijës bregdetare dhe vendosjen e kullave të vrojtimit.
 

Plazhi i Velipojës, me një gjatësi bregdetare prej 12 kilometrash e kufizuar nga njëra anë me Malin Zi dhe nga ana tjetër me Shëngjinin, është zona më e frekuentuar në veriun e Shqipërisë. Çmimet konkurruese, bukuria natyrore, pastërtia e ujit të detit janë faktor që kanë ndikuar në frekuentimin gjithnjë e më shumë të plazhit të Velipojës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›