E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi në Elbasan, disa komuna ende me probleme

Ndonëse jane penalizuar me masa administrative, disa komuna ne qarkun e Elbasanit vazhdojne te jenë neglizhente në mbrojtjen e mjedisit. Sipas drejtorit te ARM-së në Elbasan, Adi Madhi, nga 4 komunat e penalizuar, vetem dy prej tyre kane treguar vemendje per rikuperimin e problemeve.
 

Ndërkohë, sipas tij situtata vijon të jetë problematike në komunat Pajove në Peqin dhe në komunen Qendër në Librazhd. Ai ngre gjithashtu edhe shqetësimin e mungesës së një vendgrumbullimi për mbetjet urbane në qytetin e Elbasanit.
 

Nga agjensia rajonale e mjedisit ne qarkun e Elbasanit theksohet se do te vazhdojne inspektimet e njepasnjeshme ne te gjithë qarkun per te siguruar një ambjent të pastër per sezonin turistik.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›