20 mijë protestues grekë marshojnë para Parlamentit
Në Greqi po vazhdon një grevë 24-orëshe në shenjë proteste kundër masave të ashpra të qeverisë për të ulur deficitin buxhetor. Në këtë grevë të përgjithshme janë përfshirë punonjësit e sektorit shtetëror dhe atij privat. Anijet janë të mbyllura në porte, stacionet hekurudhore janë të mbyllura dhe Ministria e Punës është pushtuar nga protestues komunistë. Kontrollorët e trafikut ajror nuk do të marrin pjesë në këtë grevë, pasi ndërprerja e fluturimeve për shkak të hirit vullkanik ka ndikuar rëndë në turizmin grek. Mijëra protestues grekë janë mbledhur në Athinën Qendrore. Jashtë Parlamentit turma hodhi fyerje ndaj politikanëve brenda. Rreshta policësh janë vendosur në pika delikate për t’i ndaluar protestuesit që të sulmojnë Parlamentin. Në këtë grevë të përgjithshme janë përfshirë punonjësit e sektorit shtetëror dhe atij privat. Anijet janë të mbyllura në porte, stacionet hekurudhore janë të mbyllura dhe Ministria e Punës është pushtuar nga protestues komunistë. Greva u thirr në përgjigje të lëvizjeve të qeverisë për të rritur taksat dhe për të ulur pagesat e sektorit publik, duke ngritur moshën e pensionit. Në grevën e përgjithshme që u zhvillua dy javë më parë, tre njerëz humbën jetën, pasi protestuesit hodhën një bombë me benzinë në zyrat ku ata punonin. Protestat e publikut janë shtuar së tepërmi pas njoftimeve për shkurtimin e ngrirjen e pagave dhe të pensioneve, si dhe shtimin e taksave, masa të cilat janë vendosur për të nxitur fuqinë paguese të Greqisë për sa i përket borxhit që ka. Këto masa që u morën dy herë rresht që nga fillim i vitit, shërbyen për t’i dhënë Greqisë një kredibilitet më të madh para vendeve të BE-së, të cilat vendosën për paketën 3-vjeçare të ndihmës prej 110 miliardë dollarësh. Kriza financiare në vend ka çuar valë goditëse në të gjitha vendet e rajonit dhe ato të Eurozonës, duke u shndërruar në një paralajmërim edhe për vendet e tjera të cilat mund të përballen shumë shpejt me krizën e deficitit buxhetor.
#