20 shkurt 1991 - 20 shkurt 2011 nga diktatura e proletariatit te ajo e korrupsionit

Jane serish bijte e partise se Punes. Jane serish cunat e ish-Bllokut qe jane shperndare ne te gjitha arteriet qeverisese te vendit. Ne Legjislativ Ekzekutiv Gjyqesor parti politike institucione te pavarura kushtetuese. Te gjithe te lidhur familjarisht ideologjikisht apo shpirterisht me regjimin komunist te cilit u sherbenin dhe ai ua shperblente duke i shkolluar dhe duke i bere pjese te elites se ardhshme te vendit.
Ne krye te piramides qendron i vetequajturi antikomunisti me i eger Sali Berisha 67 vjec anetar i devotshem i PPSH-se prej vitit 1968 nje vit pasi ishte diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane. Partia e specializoi ne degen kardiologji dhe e emeroi si asistent/profesor mjekesie ne te njejtin universitet dhe mjek kardiolog ne spitalin e Pergjithshem te Tiranes. Ne vitet 70 z.Berisha merret me pune kerkimore ne fushen e kardiologjise ne Shqiperi dhe emerohet profesor kardiologjie ne Universitetin e Tiranes.
Ne vitin 1978 ben studime te avancuara dhe trajnime ne Paris. Ne vitin 1989 iu dha titulli Profesor ne Universitetin e Tiranes nderkohe qe prej shume vitesh ishte sekretar i partise ne organizaten e spitalit duke drejtuar edhe ndeshkime mjekesh sic ishte internimi i disa kolegeve nga Tirana per ne Kavaje. Ne dhjetor te 1990-es kthehet urgjentisht nga Italia dhe ngarkohet nga presidenti i asaj kohe Ramiz Alia qe te nderhyje te studentet. Berisha shkoi dhe mbeti atje derisa mori ne dore frenat e partise se pare opozitare PD pas te ciles u formuan edhe parti te tjera ku u shperndane ish-anetaret e PPSH-se.
PD-ja duhet te ishte bashkimi politik i te shtypurve nga regjimi komunist por u kthye ne cerdhen e komunisteve fanatike me ne krye Sali Berishen. Ne propagande Berisha ishte antikomunisti i flakte por ne realitet ai perdori po ato metoda te regjimit komunist per te sunduar popullin ne mandatin e pare 1992-1997 dhe me pas ne mandatin tjeter te nisur ne 2005-en dhe per te mos e leshuar kete nje muaj me pare qelloi edhe mbi turmen duke vrare 4 njerez ate veprim qe nuk guxoi ta bente as Ramiz Alia 20 vite me pare kur revolta popullore rrezoi bustin e Enver Hoxhes.
Ndersa kohe pas kohe dalin dokumente dhe lidhje te tij me ish-regjimin te cilit i sherbeu me aq perkushtim ai nuk i ka fshehur keto lidhje perkundrazi. Pak muaj me pare kur ne media doli nje fotografi ku mjeku Sali Berisha shetiste ne nje varke ne Liqenin e Pogradecit apo rrinte prane oxhakut ne shoqerine e djalit te ish-diktatorit Enver Hoxha kryeministri i sotem evokoi me pathos ate fotografi dhe kohen e shkuar si i perkedheluri i bllokmeneve. Liljana Hoxha nusja e djalit te vogel te Enver Hoxhes ishte shprehur se Ate vit ne ndodheshim me pushime ne Pogradec. Ky takim ku jane publikuar edhe fotot eshte per shkak te dy vjetorit te vajzes sime. Saliu eshte pritur per vite tek ne si mik i familjes. Deri para viteve 90 ne jemi takuar shpesh....
Dihej boterisht atehere se te ecje perpara ne ate regjim obskurantist duhej te kishe besimin e partise te kishe dhene prova besnikerie dhe nese ishe i perndjekur nga regjimi duhej te beheshe bashkepunetor i sigurimit te shtetit sic mendohet se jane shumica e atyre qe aderuan ne PD.
Sali Berisha ishte njeri prej te besuarve te partise sepse ajo e coi edhe per specializim ne Paris kur shume pak shqiptare kishin fatin ta shikonin Parisin edhe ne televizor bardh e zi. Si ai Bijte e partise nuk kane munguar dhe ajo i rriti i shkolloi dhe i beri gati per brezin tjeter qe sot dy dekada pas renies se bustit te Enver Hoxhes qeveris vendin dhe ka frenat e pushtetit. Ne fjalimet e veta patetike Berisha u drejtohet bllokmene disa prej figurave te opozites por duke mos llogaritur se sa bllokmene cuna blloku dhe bij te partise kane perreth vetes.
Ne krye te qeverise se ish-sekretarit te PPSH-se Sali Berisha jane deputete dhe ministra pinjollet e ish-nomeklatures komuniste qe drejtuan vendin gjate regjimit monist. Jane ish-zyrtare te besuar te regjimit te shkuar apo bijte dhe nipat e tyre qe sot jane veshur deputete apo ministra ne qeverine e Sali Berishes. Emra te tille si Genc Ruli Genc Pollo Ridvan Bode Tritan Shehu Sokol Olldashi apo Jemin Gjana.
Bij te partise dhe cuna blloku edhe ne opozite e cila i ka trasheguar lidhjet familjare dhe shpirterore me regjimin e kaluar. Ne krye te opozites shqiptare eshte Edi Rama nipi i ish-anetarit te Byrose Politike Spiro Koleka aleat i tij eshte Skender Gjinushi ish-minister Arsimi i regjimit komunist. Rreth tyre jane deputete apo zyrtare vendore bij apo familjare te ish-drejtuesve te regjimit te vjeter.
Shekulli ka sjelle disa prej emrave te deputeteve te PD-se dhe PS-se qe kane lidhje familjare dhe shpirterore me regjimin e shkuar. Por keta jane vetem disa ilustrime te faktit se ne piramiden shteterore te vendit ne postet kyce jane bijte e partise dhe cunat e bllokut
Bijte e partise ne PD
Ridvan Bode 52 vjec financier i larte bujqesie shef finance deri ne 1990 dhe pedagog ne Kamez.
Rajmonda Bulku 53 vjece aktore ishte bashkeshorte te nje pinjoll blloku komunist.
Vjehrra e saj Eleni Pashko ishte zv.ministre dhe anetare e Byrose Politike ndersa vjehrri Josif Pashko njeri prej bashkepunetoreve te ngushte te Enver Hoxha.
Jemin Gjana 61 vjec ekonomist agrar prej vitit 1975.
Sokol Olldashi 39 vjec nipi i Dashnor Mamaqit ish-kryeredaktor i ZP-se dhe me pas sekretar i Partise se Tiranes i shpallur armik nga regjimi i Hoxhes.
Genc Ruli 53 vjec drejtori i makina-importit ne ministrine e Tregtise se Jashtme qe ne kohen e komunizmit.
Ilir Rusmajli 46 vjec djali i ajup Rusmajlit ish-drejtor i RTSH-se prej vitit 1976.
Tritan Shehu 62 vjec mjek ne QSUT prej vitit 1975
Albana Vokshi 40 vjece pinjolle e nje familjeje te lidhur ngushte me regjimin komunist. Bije Vokshi nje e aferme e familjes kishte leshuar shtepine e saj ne Tirane per te bere vend themelimi te Rinise Komuniste ne 1941.
Genc Pollo 48 vjec djali Stefanaq Pollos historian dhe akademik i njohur i kohes se regjimit komunist
Ilir Bano 60 vjec inxhinier nafte dhe zyrtar ne ministrine e Burimeve Minerare dhe Energjetike ne vitet 1991-1993.
Fatos Beja 63 vjec filolog prej vitit 1971 redaktor ne ATSH dhe me pas pedagog ne Universitetin e Tiranes.
Bllokmenet e PS-se
Ditmir Bushati 34 vjec diplomuar per drejtesi. I ati Sulejman Bushati ishte sekretar i pare i partise ne disa rrethe te vendit gjate kohes se komunizmit si Kukes apo Lushnje.
Namik Dokle 65 vjec prej vitit 1970 gazetar dhe drejtues ne organet e PPSH-se. ne 1989 sekretar i Sindikatave te Shqiperise dhe me pas kryeredaktor i ZP-se.
Ilir Gjoni 49 vjec djali i ish-anetarit te Byrose Politike te PPSH-se.
Gramoz Ruci 60 vjec prej vitit 1978 drejtues ne organe partiake dhe shteterore ndersa ne vitin 1991 shkurt-qershor ishte minister i Puneve te Brendshme.
Fatmir Xhafaj 52 vjec prej vitit 1982 jurist dhe gjyqtar si dhe funksionar ne organizatat rinore dhe shoqerore.