Sot 20 shkurti, PD në shesh për koncert
Sot është përvjetori i 20-të i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Në 20 shkurt të vitit 1991 me mijëra opozitarë të regjimit komunist të kohës rrëzuan simbolin kryesor të totalitarizmit në qendër të Tiranës.
Në kuadër të këtij përvjetori të shënuar ditën e sotme janë lajmëruar një varg aktivitetesh festive.
Këto festime do të arrijnë kulmin në datë orën 12.00 kur në sheshin "Nënë Tereza" do të mbahet një koncert festiv nën përkujdesjen e qeverisë shqiptare.
Tubimi festiv është organizuar nga Forumi Rinor i PD-së në bashkëpunim me Këshillin Rinor Shqiptar, Këshillin Studentor dhe organizatat rinore të shoqërisë civile.