E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohrabacher Populli i Shqiperise duhet ta mesoje qe qeveria duhet respektuar

Ligjvenesi republikan nga Kalifornia anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve Dana Rohrabacher thote ne nje interviste per Zerin e Amerikes Qe populli i Shqiperise te respektohet nga Bashkimi Evropian dhe te tjeret duhet ta mesoje se qeveria e zgjedhur duhet respektuar - mendon ky zyrtar

Zeri i Amerikes Shtetet e Bashkuara kane qene shume te angazhuara kohet e fundit permes Departamentit te Shtetit per zhvillimet politike ne Shqiperi ne perpjekje per te qetesuar situaten e acaruar nga mosmarreveshjet e thella mes Partise Demokratike ne pushtet dhe Partise Socialiste te opozites. Si anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit si i shikoni zhvillimet e fundit ne Shqiperi

Dana Rohrabacher Gjeja me e rendesishme qe duhet kuptuar eshte se protestat qe po shohim ne Tunizi ne Egjipt dhe ne vende te tjera ku njerezit kerkojne reforma demokratike dhe kane dale ne rruge nuk kane gje te perbashket me Shqiperine. Ne Shqiperi u zhvilluan zgjedhje te drejta. Ka nje parti ne pushtet qe u zgjodh ne qershor te 2009 mandati i se ciles eshte deri me 2013. Pra vendi ka nje qeveri te zgjedhur. Ata qe kane mosmarreveshje me te ose qe nuk jane dakord me ato qe ajo ben nuk jane te justifikuar te dalin ne rruge per te sjelle pengesa dhe ta krahasojne veten me njerezit qe po protestojne kunder qeverive autoritare qe nuk jane te zgjedhura. Qe populli i Shqiperise te respektohet nga Bashkimi Evropian dhe te tjeret duhet ta mesoje se qeveria e zgjedhur duhet respektuar. Ketu ne Amerike tani per shembull ne republikanet nuk po dalim ne rruge per te larguar Obamen. Jo kjo nuk ndodh. Ne po pergatitemi per zgjedhjet e ardhshme. shte e drejte te dalesh ne rruge per te kerkuar zgjedhje te lira e te drejta por nuk eshte e drejte te kerkosh qe qeveria ta nderprese mandatin e saj. Ajo qe po ndodh ne Shqiperi per mua eshte nje papjekuri politike vecanerisht e opozites se fundit e cila refuzon te njohe dhe kerkon te permbyse rezultatin e zgjedhjeve te fundit. Ndoshta eshte e justifikuar nuk e di kur flasim per korrupsionin. Ne e dime se ka korrupsion ne qeverine e tanishme. Por korrupsion ka patur edhe ne qeverite e kaluara. Por kur zgjedh nje qeveri ajo duhet lejuar te mbaroje mandatin dhe pastaj kur vijne zgjedhjet njerezit duhet te vendosin nese nje qeveri e caktuar duhet apo nuk duhet zgjedhur serish per shkak te korrupsionit.

Zeri i Amerikes Gjendja ne Shqiperi u acarua me tej pas protestes se 21 janarit te opozites qe u shnderrua ne dhune gjate se ciles 4 protestues humben jeten. Te dyja palet po shkembejne akuza me njera-tjetren lidhur me hetimet. A mban pergjegjesi qeveria per vrasjen e 4 personave

Dana Rohrabacher Qeveria mund por edhe mund mos te jete pergjegjese. Ne se ka zyrtare ne nivele te larta qe nxisin policine te perdore taktika brutale nderhyrjeje per te shtypur nje demonstrate atehere qeveria eshte pergjegjese. Por ne se policet nuk jane te trajnuar si duhet ose ne se behet fjale per individe te caktuar sic mund te gjenden ne cdo force policore ne bote qe jane elemente te papergjegjshem atehere qeveria nuk eshte pergjegjese. Keto jane ceshtje qe duhen pare qe duhen hetuar njerezit duhet te deshmojne. Nese ka te dhena qe tregojne se kryeministri mund te kete sugjeruar se protestuesit duhen shtypur me cdo mjet atehere aty mund te flitet per pergjegjesi. Por ne se policia vete ka reaguar me ashper se cduhet kjo ndodh ne cdo vend.


Zeri i Amerikes Opozita sjell si argument per kerkesen e saj per zgjedhje te parakohshme faktin qe ne vend ka shume korrupsion dhe zgjedhjet e kaluara qe u njohen nga OSBE-ja dhe ODIHR-i u vodhen. A nuk kane ata te drejte ne kerkesen e tyre

Dana Rohrabacher Jo aspak. Ata duhet te pranojne se pas zgjedhjeve pas formimit te qeverise nuk mund te vazhdosh ti terheqesh gjerat zvarre. Ketu ne Amerike ne patem nje pervoje kur presidenti Xhorxh Bush u zgjodh president. Pati parregullsi ne Florida ne u morrem me to ato u bene percaktuese per fituesin e zgjedhjeve presidenti Bush doli fitues dhe ceshtja quhet e mbyllur. Keshtu ndodh ne demokraci. Nuk mund te zvarrisesh gjerat qe te mos kete qeveri per nje kohe te gjate. Asnjehere nuk mund te kete zgjedhje te persosura ku opozita mos te kete dicka per tu ankuar. Duhet bere me e mira e mundshme dhe duhet ecur me tej. Ne zgjedhjet e ardhshme nese korrupsioni eshte i larte dhe nese me te vertete zgjedhjet jane vjedhur ato mund te rimerren perseri.


Zeri i Amerikes Edhe nje pyetje e fundit si anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve si e shikoni rolin e Shteteve te Bashkuara ne Ballkan

Dana Rohrabacher Per mua Shtetet e Bashkuara duhet te kene rolin e lehtesuesit per te afruar palet me njera-tjetren qe ato te gjejne kompromise.


E plote mund te lexohet ne Zerin e Amerikes



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›