E Diel, 1 Nëntor 2026

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve”/ Berisha: Të gjithë në shesh në ora 18:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00.

Berisha e quan 20 shkurtin “ditën e rrëzimit të diktatorëve” ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët.

“20 Shkurti është dita e rrëzimit të diktatorëve! Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur! TË GJITHË NË SHESH SOT, ORA 18:00!“, shkruan kreu i PD-së në reagimin e tij.

LEXO EDHE: Policia nuk merr përsipër protestën/ Berisha-qytetarëve: Të bëhemi bashkë si një uragan i fuqishëm, që Tirana s’e ka parë prej 1991

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›