“Pse më ngacmon të fejuarën”! Si nisi sherri në “Rrugën e Kavajës”/ 34-vjeçari u qëllua me plumb në bark, partnerja e transportoi në spital

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur Tiranën pasditen e kësaj të premteje.
Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, është vrarë me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, është sulmuar nga një grup të rinjsh.
Ai nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, duke humbur jetën kur ka mbërritur në spital.
Në harkun kohor të 10 minutave, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në rrugën e Kavajës, ku 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku ka mbetur i plagosur, gjithashtu pas një konflikti të çastit.
Sipas njoftimit të policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE: PAMJE NGA VENDNGJARJA/ Vrasja me thikë në Tiranë, si ndodhi ngjarja/ Kush është 32-vjeçari
10 minuta pasi Egli Pashollari u vra me thikë, një tjetër ngjarje ë rëndë ndodhi në kryeqytet.
Akil Kokaxhiu mbeti i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.
Mësohet se 34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë.
Më pas ata të dy kanë debatuar me fjalë, teksa më pas personi tjetër ka nxjerë armën duke e plagosur në bark me një plumb Akil Koxhaxhikun.
E fejuara më pas e ka marrë me makinë dhe e ka dërguar në një spital privat dhe nuk ka rrëzik për jetën.