E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 viktima nga përmbytjet në Arkansas



Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar rreshqitjen e dherave në Arkansas të Shteteve të Bashkuara dhe për pasojë përveç dëmtimit të rëndë të dhjetërave shtëpive ka pasur edhe shumë viktima. Sipas autoriteteve vendase, 20 është numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani dhe dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e tragjedisë së shkaktuar nga paqëndrueshmëria e motit.
Ngjarja ka ndodhur në një park në jug-perëndim, i njohur për panoramën spektakolare të Kontesë Montgomeri. Në ditët e fundit në zonën në fjalë kanë rënë shumë shira dhe lumenjtë që kalojnë përmes saj, Kado dhe Misuri i Vogël, janë fryrë duke dalë nga shtrati. Ndërkaq, Roja Kombëtare ka dërguar disa helikopterë shtesë në zonë për të kryer zhvendosjen e banorëve mes Misurit dhe maleve Ouaçita, një zonë kjo mjaft e frekuentuar prej turistëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›