E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnjë Hercegovina shënon 20-vjetorin e fillimit të luftës

Konflikti filloi në Prill të vitit 1992 si pjesë e shpërbërjes së Jugosllavisë. Në këtë luftë janë vrarë rreth 100 000 persona dhe rreth gjysma e popullsisë është detyruar të braktisë shtëpitë për katër vite me radhë.

Vetëm në Sarajevë janë vrarë 11 541 persona, për këtë arsye, sot në Kryeqytetin e Bosnjës u mbajt një koncert para 11 541 karrigeve bosh.

Shumë qytetarë të ardhur nga qytetet e Bosnjës u mblodhën për të ndjekur koncertin anash karrigeve të boshatisura.

''11 541 karrige të kuqe do të vendosen në 825 rreshta në bulevardin 'Marshalli Tito', arteria kryesore e qendrës së qytetit, rreth 800 metra e gjatë'', tha regjisori Haris Pashoviç, në një konferencë shtypi gjatë paradites.

"Këto karrige do të jenë bosh gjatë koncertit, sepse këta njerëz janë penguar të vijnë nga një plumb'', deklaroi ai, duke shtuar se “Këta njerëz janë vrarë pa arsye, vetëm sepse jetonin në këtë qytet, civilët dhe ushtarët. Ata na mungojnë. Mes tyre ka pasur dhe 643 fëmijë''./Start/

                                                                                             2012-04-06 16:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›