E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje video shokuese saboton perpjekjet per paqe

Vetem pak afgane e kane pare videon ne te cilen tregohet perdhosja e kufomave nga ushtare amerikane pjesetare te korpusit marinar. Mediat afgane jane treguar deri tani te rezervuara me publikimin e videos qe qarkullon ne internet. Megjithate te gjithe ata qe kane degjuar lajmin jane te indinjuar. Feja islame kerkon respekt sa me te madh per trupat pa jete. Nje i vdekur duhet varrosur menjehere.

Asnje kulture asnje fe nuk lejon perdhosjen e kufomave. Edhe trupi pa jete i nje armiku meriton respekt. Ata qe kane bere kete krim duhet te denohen thote Abdul Malik nga Kandahari. 25 vjecarja Marzia Rostami nga Kundusi ka frike se talibanet do te perdorin kete incident per te furnizuar fushaten e nxitjes se urrejtjes kunder te gjithe te huajve qe ndodhen ne Afganistan Talibanet do te thone Shikoni ata flasin per te drejtat e njeriut por e shkelin vete me kembe dinjitetin e njerezve. Bashkekombasit e saj thote Rostami nuk do te mund te bejne me dallimin midis dorasve dhe shume te huajve te tjere ne vend qe kane ardhur per te ndihmuar. Ajo eshte e shqetesuar per punen e organizatave nderkombetare e cila mund te veshtiresohet. Tani gjate dimrit shume afgane jane te varur nga ndihmat nderkombetare.

Kabuli kerkon qe rasti te kete pasoja

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hamid Karsai

Presidenti afgan Hamid Karsai i ka kerkuar qeverise amerikane qe te hetoje rastin dhe te dergoje autoret e krimit para organeve te drejtesise. Ne nje deklarate te shkurter te zyres presidenciale thuhet Qeveria afgane eshte shume e shqetesuar per videon qe tregon ushtare amerikane qe cnderojne trupat pa jete te tre afganeve.

Sipas mediave amerikane ushtaret jane identifikuar nderkohe. Sipas kanalit te lajmeve CNN ata jane marinare te bazes ushtarake Camp Lejeune ne shtetin federal te Karolines se Jugut. Nga shkurti deri ne tetor 2011 ata kane qene me mision kryesisht ne provincen afgane Helmand njofton CNN.

Pengim i qellimshem i afrimit

Qeveria afgane eshte duke u perpjekur qe prej dy vjetesh qe te zhvilloje bisedime paqesore me talibanet. Te vetethirrurit luftetare te zotit kane refuzuar deri tani cdo lloj bisedimi me qeverine e presidentit Karsai dhe komunitetin nderkombetar. Por qe prej disa javesh jane shtuar njoftimet sipas te cilave pjese te udheheqjes talibane jane te gatshem te marrin pjese ne bisedime direkte paqeje. Njoftohet madje se talibanet kane hapur nje zyre kontakti ne shtetin arab te Gjirit Katar.

Kjo iniciative per zgjidhjen e konfliktit te Afganistanit mund te marre nje goditje nga publikimi i videos skandaloze thote eksperti i politikes afgane Syffudin Sayhoon. Sipas mendimit tim kundershtaret e bisedimeve te paqes me talibanet e kane zgjedhur me vetedije momentin e publikimit te videos per ta bere te pamundur afrimin midis SHBA-se dhe talibaneve.

Vete talibanet kane reaguar deri tani ne menyra te ndryshme Ne nje njoftim qe i kane dhene mediave afgane luftetaret e zotit flasin per Satan Amerika i cili ka treguar edhe nje here fytyren e tij cnjerezore.

Nga ana tjeter agjencite njoftojne se talibanet kane vazhduar bisedimet me SHBA-ne. Sidoqofte thote eksperti Sayhoon bisedimet e veshtira do te veshtiresohen edhe me shume.

Autor Ratbil Shamel/ Aida Cama

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›