E Diel, 1 Nëntor 2026

20 vjet nga rihapja e ambasadës amerikane, festime në Tiranë

Gjatë hapjes së festimeve, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe kryebashkiaku i Tiranës përshëndetën të pranishmit dhe vlerësuan lart nivelin e marrëdhënieve dypalëshe.

“20 vjet më parë u shënua një risi të re për këtë vend. U shënua nisje e re për ambasadën amerikane këtu në Shqipëri. Gjatë këtyrë 20 viteve ju na keni sjellë në shtëpitë tuaja, zemrat tuaja, zyrat tuaja dhe na keni lejuar që të bëhemi pjesë e arritjeve tuaja të mrekullueshme gjatë këtyre viteve. Dhe ajo qe ju keni bërë gjatë këtyre 20 viteve na keni lejuar që të bëhemi pjesë e së ardhmes suaj, ju falënderoj”, tha Arvizu gjatë fjalës së rastit ku nuk harroi të shprehë mirënjohje edhe për Policinë dhe Bashkinë e Tiranës lidhur me ndihmën e dhënë në realizimin e këtyre festimeve.

Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë historikisht ndaj kombi shqiptar. “Ashtu sikurse Zoti bekoi ditën e sotme duke e bërë ditë me diell, ashtu uroj që ta bekojë edhe miqësinë shqiptaro-amerikane”, përfundoi Basha.

Panairi i rrugës, që po inspektohet aktualisht nga ambasadori amerikan  është aktiviteti i parë krahas disa të tjerëve që do të organizohen më vonë gjatë javës, siç është simpoziumi ku do të marrin pjesë disa ekspertë gazetarë, intelektualë etj, përfshi ata të cilët ishin këtu 20 vjet më parë. Përveç të tjerave do të ketë edhe një pritje VIP në ambasadë./Start/

                                                                                             2011-10-02 11:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›