E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Burg-thyesi” arratiset për herë të tretë

Lajmi bëhet i ditur nga mediet belge por konfirmohet edhe nga një shkresë e mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Rexhepi ka kapërcyer me lehtësi dje murin rrethues të burgut të Merksplas-it dhe më pas është larguar me një automjet, i cili e priste jashtë rrethimit të burgut.

Menjëherë pas arratisjes ka reaguar edhe ministri belg i Drejtësisë, Stefaan De Clerck, i cili tha se vetëm pas arratisjes së Rexhepit është njoftuar se ai ishte një kriminel i rrezikshëm dhe jo një "hajdut i thjeshtë".

"Ne do të krijojmë një shërbim për të mbledhur të gjithë informacionin për profilin e secilit të paraburgosur. Kjo nuk është vetëm për t'i shpëtuar rrezikut, por edhe për historitë mjekësore, përdorimin e drogës dhe marrëdhëniet që ai ka", deklaroi ministri i Drejtësisë. Burgu nga ku u arratis Rexhepi është një nga më të vjetrit në Belgjikë por nuk konsiderohet i përshtatshëm për kriminelët e krimeve të rënda pasi ka vetëm dy roje për 120 të burgosur./Start/

                                                                                             2011-10-02 09:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›