E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Rugova dha kontribut historik për Kosovën

Ibrahim Rugova ka dhënë kontribut historik në zhvillimin e LDK-së dhe në zhvillimin e idesë për liri dhe pavarësi të Kosovës, duke afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ndërsa me shpirtin e tij humanitar, me idetë e me dijen e tij kontriboi që Kosova të respektohet edhe në momentet më të vështira nga vende e tjera. Këto vlerësime i bëri sot kryetari i LDK-së Isa Mustafa,në 22-vjetorin e themelimit të parisë, pas homazheve me anëtarët e Kryesisë së partisë para varrit të Presidentit historik dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Ibrahim Rugova.
 

Mustafa gjithashtu vlerësoi se Ibrahim Rugova ka kontribuar në zhvillimin e e një solidariteti në Kosovë, si forcë, dhe si energji e qytetarëve dhe e popullit të Kosovës, rinisë studentëve dhe intelektualëve të Kosovës në rezistencën ndaj një pushteti të ashpër represiv të Serbisë në Kosovë. "Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë, po gëzojmë pavarësinë dhe po ndërtojmë në përgjithësi shtetin e Kosovës", tha Mustafa.
 

Kështu me një ceremoni solemne Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka shënuur 22-vjetorin e themelimit.  Përvjetori i themelimit të LDK së, që shënon edhe fillimin e pluralizmit politik në Kosovë, vlerësohet si një datë shumë e rëndësishme në historinë më të re të Kosovës dhe kthesë në historinë dhe vizionin e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci. Si një lëvizje gjithëpullore properëndimore, LDK lindi në kohën e ndryshimeve të mëdha historike në Evropë Lindore - të rënies së komunizmit dhe shembjes së murit të Berlinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›