E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci Qeveria e Milanovic ben betimin

Nje qeveri e re e koalicionit te qendres se majte eshte zyrtarisht ne pushtet ne Kroaci duke i dhene keshtu fund nje qeverisje 8 vjecare te konservatoreve ne ish republiken Jugosllave.

Zoran Milanovic i Partise Social Demokrate dhe 22 anetaret e kabinetit te tij bene betimin ne Zagreb. Zoti Milanovic 45 vjec eshte kryeministri me i ri i Kroacise qysh nga shpallja e pavaresise ne vitin 1991.

Ne fjalimin e tij para 151 anetareve te parlamentit te ri zoti Milanovic tha se vendi ndodhet ne nje situate te veshtire dhe po perballet me sfida te renda ekonomike nderkohe qe pergatitet te hyje ne Bashkimin Evropian ne vitin 2013.

Niveli i papunesise ne Kroaci eshte afro 17 per qind dhe vendi ka nje deficit buxhetor shume te larte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›