20 vjetori i Kushtetueses, Topi dhe Berisha shtrëngojnë duart
TIRANË- 20 vjetori i Gjykatës Kushtetuese, ka ‘bashkuar” presidentit e vendit Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha.
Kreu i shtetit dhe shefi i ekzekutivit kanë shtrënguar duart, në nisjen e konferencës me temë, ‘Ndarja dhe balancimi i pushteteve, roli i kontrollit kushtetues’.
Të pranishëm në Konferencë, janë Bamir Topi, Berisha e Jozefina Topalli.
TOPI: GJYKATA KUSHTETUESE RUAN NDARJEN E PUSHTETEVE
Gjatë fjalës së tij , Presidenti Topi e vuri theksin tek respektimi dhe mospërvetësimi i institucionit të drejtësisë nga shteti dhe individë të caktuar të shoqërisë.
Gjykata Kushtetuese është institucioni për garantimin e Kushtetutës, ashtu sic çdo institucion dhe qytetar janë të detyruar ta respektojnë. Ky institucion nuk mund të përvetësohet nga shteti. Gjykatat Kushtetuese janë ato që ruajnë të pastra parimet e ndarjes së pushteteve. Gjetja e balancës së ndarjes së pushteteve, është sfidë e vështirë, por e sukseshme dhe një sfidë për demokracinë Kushtetuese. Roili i Gjykatës Kushtetuese është e rëndësishme , por vendimet mes shtetit të së drejtës dhe ndarjen e pushteteve marrin një rol të vencantë. Këto vendime kërkojnë pavarësi mendimi dhe integritet profesional, mbi presionet e pushtetit”,- theksoi Topi.
Lajmi vijon