Mubarak, 5 herë në ditë me respirator se smerr dot frymë
Share
Ish- lideri egjiptian, Hosni Mubarak, ka nevojë për respirator pesë herë në ditë për ta ndihmuar atë që të marrë frymë. Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm në burg.
84 vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e protestuesve në trazirat e vitit që shkoi.
Zyrtarët e sigurisë në burgun Torah thonë se ai ka vuajtur nga shoku, presioni i lartë i gjakut dhe probleme në frymëmarrje.
Një nga djemtë e Mubarak, i cili ndodhet në të njëjtin burg, është lejuar të qëndrojë pranë babait të tij. Tjetri ka aplikuar për leje.
Zyrtarët thonë se po shqyrtohet mundësia për ta dërguar Mubarak në një spital ushtarak.