MASH u heq të drejtën e ankimimit maturantëve
Tiranë- Maturantët nuk do të kenë mundësi ankimimi për notën e marrë nga korrigjimi i provimeve, vetmë kur çështja shkon në gjykatë. Kjo ishte deklarata e MASH sot në Komisionin e Medias dhe Edukimit, e cila ka kundërshtuar kërkesën e Partisë Socialsite për futjen e kërkesës për ankimim në pr/ligjin për arsimin parauniversitar.
Përveç kësaj kërkese është rrëzuar edhe propozimi për shkarkimin mësuesve, ku sipas PS- së duhet të saktësohet baza ligjore e cila mundëson që shkarkimi të kryhet nga një komision i gjer dhe jo nga titullari i institucionit.
Çështja e maturantëve është një temë e cila është trajtuar ndjeshëm këto ditë, pasi me qindra maturantë shprehen se njëra prej veprave që ishte dhënë në provimin e tyre të Letërsisë nuk ishte në programin e dërguar nga MASH, ndërsa në Korçë shumë prej tyre kanë protestuar për disa orë. Por vetë Ministria e Arsimit në një deklaratë për shtyp tha se gjithç ka është hartuar mbi programin paraprak që ka çdo shkollë.