Bllohin: Me Turqinë humbëm se u helmuam
UKRAINE - Trajneri i Ukrainës Oleg Bllohin ka minimizuar humbjen 2-0 ndaj Turqisë, duke shpjeguar se 10 nga futbollistët e tij ishin helmuar nga ushqimi dhe atij i është dashur të ndryshojë formacionin në momentet e fundit.
“Nuk e dimë shkakun e këtij helmimi, sepse lojtarët kishin ngrënë ushqime të ndryshme, - deklaroi Bllohin pas disfatës në qytetin gjerman të Ingolstad. – Dimë vetëm diçka: u helmuam në Gjermani. Nuk ishte aspak një situatë e këndshme. Për fat, na ndodhi para Europianit”, shtoi ai.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)