E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjetori i ndryshimeve të mëdha

Deshira per te qene prane Bashkimit europian i shtyri qytetaret e Tiranes te ndermernin aktin e hyrjes neper ambasada 20 vite me pare ne 2 korrik. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Sali Berisha gjate vizites qe ai zhvilloi ne ekspoziten fotografike e cila eshte hapur kete te premte ku paraqiten momentet me te vecanta te 2 korriku 1990.

“Në një kohë kur qytetarët gjermanë çmontonin murin e Berlinit dhe vende të tjera me radhë ecnin drejt zgjedhjeve të lira, në sheshet e Shqipërisë ekzekutoheshin, vareshin, disidentë. Atyre që menduan se shqiptarët nuk do të mund të çlirohen për shkak të indoktinimit të tyre të thellë, varfërisë dhe mjerimit që dobëson më shumë se çdo gjë tjetër qenien njerëzore, gulakëve të panumërta në vendin e tyre, djemtë e vajzat, të rinjtë e Tiranës, më 2 korrik, u dhanë mesazhin tjetër, ne jemi këtu për t’u bashkuar me ju.” tha Berisha.

Shefi i qeverise vizitoi gjate dites se premte edhe familjen Artin Bashes, te riu 17 vjecare nga lagjia “Kombinat” ne Tirane i cili u qellua per vdekje ne 2 korrik 1990 ndersa tenton te futej ne nje nga ambasadat e vendeve europiane ne Tirane.
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›