E Diel, 1 Nëntor 2026

200 mijë euro anulojnë “gjyqin” e Vllaznisë Mesa duket “hedhja në treg” e 200 mijë eurove nga presidenti i Tiranës, Refik Halili, për fitimin me çdo çmim të kampionatit, çvlerësoi edhe masën ekstreme të klubit më të vjetër shqiptar, tashmë në

Nuk ka asnjë ndëshkim me gjobë ndaj futbollistëve të Vllaznisë, edhe pse u fol shumë se presidenti i klubit shkodran, Valter Fushaj, do të reagonte ashpër pas barazimit të papritur të Vllazninë me Lushnjën në “Loro Boriçi” (1-1, java 32), sipas së cilës drejtuesit kuqeblu pritej të propozimin “ngrirjen” e 30 për qind të shumës të kontratave që kanë lojtarët me kuqeblutë.

Edhe sulmuesi shkodran Xhevair Sukaj (21 vjeç, 10 gola këtë sezon, për të cilin u fol në shtyp se do të ishte njëri ndër të ndëshkuarit e mëdhenj, u fal, duke mos marrë ndaj tij asnjë masë ndëshkimore.

Mesa duket “hedhja në treg” e 200 mijë eurove nga presidenti i Tiranës, Refik Halili, për fitimin me çdo çmim të kampionatit, çvlerësoi edhe masën ekstreme të klubit më të vjetër shqiptar, tashmë në kërkim të titullit të 10-të kampion.

Vllaznia ndodhet në vendin e dytë me 64 pikë, një më pak se Tirana kryesuese, më të cilën do të përballet në javën e fundit të sezonit, dhe krijimi i një situatë të rënduar financiare do të ndikonte negativisht në gjirin e skuadrës, për më tepër që dhe atmosfera në tifozerinë shkodrane nuk është shumë optimiste për një sukses ndaj 23-herë kampionëve në kryeqytet.

Takimi i tretë sezonal midis dy ekipeve do të luhet në “Qemal Stafa”, teksa dy të parat janë mbyllur në barazimi: 0-0 “Loro Boriçi” dhe 1-1 në “Selman Stërmasi”. Vllaznia u eliminua nga Tirana në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë: 0-0 në Shkodër dhe 0-1 pas 120 minutave lojë në kryeqytet.

E Hene, 18 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›