Brian Filipi çon Ravenës drejt Serisë BTorino e Xhenoa kërkojnë gjysmën e kartonit që zotëron Ravena të sulmuesit të ri shqiptar në bashkëpronësi edhe të Palermos

“Ravena-Lenjano 2-0. Mision i realizuar”. Falë një goli e një asisti të sulmuesit shqiptar Brian Filipi, Ravena arriti të kapë vendin e tretë në Serinë C1/A, duke zënë edhe një vend në zonën play-of për të luftuar më pas për një rikthim në Serinë B të kampionatit italian.
Sulmuesi i Kombëtares U-21 shqiptare, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ishte dhe kyçi i fitores, duke qenë në një ditë të shkëlqyer në fitoren e rëndësishme kundër Lenjanos. Pasime të panumërta, gjuajtje të fuqishme në portë, asist për golin e parë të shënuar nga Petinari, për ta mbyllur me “qershinë mbi tortë”, golin e vetë lezhjanit 19-vjeçar, të shënuar pasi i kishte vjedhur një top kundërshtarit.
Në play-of për Ravena do të përballet një sfidë të dyfishtë me Padovën (31 maj e 7 qershor). Brian Filipi, i cili u ngjit në kuotën e pësë golave në kampionat, plus gjashtë në kupë, tha për faqen zyrtare të klubit të Ravenës: “Tani duhet të mbajmë të njëjtin motivacion e të shkojmë në Padova për të fituar”.
Sulmuesi shqiptar, i cili njihet në ambientin sportiv me nofkën “Magic box” (kutia magjike) është në bashkëpronësi të dyfishtë të Palermos e Ravenës, por tashmë gjysmën e kartonit që zotëron Ravena, kërkon ta blejnë si Torino ashtu dhe Xhenoa, të cilat janë të sigurta në investimin që dëshirojnë të bëjnë të sulmuesi i ri shqiptar.
GOLAT E FILIPIT
Kupa Tim
Ravena-Kastelarano 5-1 (1 gol)
Kupa e Italisë Lega Pro
Ravena-Portosumaga 3-1 (1)
Spal-Ravena 2-3 (2)
Ravena-Foxha 2-3 (2)
Kampionat
Portosumaga-Ravena 2-1 (1)
Lenjano-Ravena 1-1 (1)
Ravena-Lumezane 2-0 (1)
Padova-Ravena 2-3 (1)
Ravena-Legnano 2-0 (1)
Në total në sezon: 11 gola
E Hene, 18 Maj 2009