E Diel, 1 Nëntor 2026

200 ndeshje të manipuluaraPolicia gjermane arrestoi 15 persona në skandalin më të madh në historinë e ndeshjeve të parafiksuara

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Futbolli gjerman po përjeton një tjetër skandal bastesh, aq sa revista “Focus” e konsideron edhe si më të keqe se i ashtuquajtur “Hoyzer” i vitit 2005. Vetë UEFA u shpreh se ndihet e shokuar nga skandali më i madh në histori përsa i përket rezultateve të parafiksuara.

200 ndeshje

Manipulimet me rezultatet çuan në arrestimin e 15 personave, ndërkohë që bëhet fjalë për 32 ndeshje të manipuluara nga rrjeti në Gjermani dhe 200 në total në të gjithë Europën. Policia gjermane morri në pyetje rreth 300 persona, duke grumbulluar një material shumë të madh provash. Lista e manipulimeve është e gjatë dhe përfshin një gamë të gjerë kampionatesh. Nga 200 ndeshjet e dyshura, 32 prej tyre janë në Gjermani, 28 në Zvicër, 29 në Turqi, 17 në Belgjikë, 14 në Kroaci, 13 në Hungari, 11 në Austri, 8 në Bosnjë dhe 7 në Kroaci.

Liga e Kampioneve

Sipas revistës së njohur gjermane në dyshim janë edhe ndeshje të Ligës së Kampioneve. Sipas saj, të paktën në listën e dyshimeve janë 12 ndeshje të Ligës së Europës dhe 3 ndeshje të Ligës së Kampioneve, të cilat në fakt nuk kanë të bëjnë vetëm me takimet e edicionit aktual, por dhe ato të sezonit të kaluar. Në këto manipulime janë përfshirë emra të njohur, nëna dhe tezja e dy vëllezërve Milan dhe Filip, të përfshirë edhe në skandalin e gjyqtari nga Berlini, Robert Hoyzer.  

Dhjetë milionë euro në lojë

Deri tani shuma që qëndron në “hije” është rreth dhjetë milionë euro. “Por, volumi mund të jetë më i lartë”, - tha Friedhelm Aerthaus nga Policia Kriminale e Bochumit, duke shtuar se fprovat dhe faktet po dalin gjitmonë e më në dritë. Në lojë janë përfshirë lojtarë, trajnerë, gjyqtarë, por dhe zyrtarë të lartë klubesh, aq sa flitet për një “organizatë të kriminalizuar në vënien e basteve”.

Baste edhe për diferencën e golave

Ndeshja miqësore midis SSV ULm dhe Fenerbahçes së fituar nga kjo e fundit 5-0 është një nga takimet e dyshuara nga policia, ndërkohë që në listën e policisë së Bochumit janë katër ndeshje nga Bundesliga 2. Bastet kanë të bëjnë edhe me diferencën e golave në ndeshje, ku sipas policisë janë dy ndeshje të Onsabrykut, ato 0-3 kundër Augsburgut (17 prill 2009) dhe Nurembergut (0-2, më 13 maj 2009). Shuma e manipulimit ka qenë 150 mijë euro, që vendasit të humbisnin me tre gola diferencë.

Ndeshjet e manipuluara

Sipas revistës gjermane janë këto ndeshje të manipulura. Në Gjermani: katër në Bundesligën 2, tre në Bundesligën 3, 18 në Regionalliga, pesë në Oberliga dhe dy në ndeshjet e të rinjve U19. Në Zvicër janë 22 ndeshje në Ligën e dytë dhe gjashtë në takimet përgatitore. Në Austri janë 11 në ligën e parë dhe të dytë. Zyrtari i lartë i UEFA-s, Peter Limacher, tha se ai përjetonte një ndjenjë të dyfishtë “kënaqësie, por dhe befasie”
Numri i klikimeve - 195
  E Premte, 20 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›