E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo – Apolonia, derb nervashNë tri përballjet e sezonit të kaluar, Dinamo ia doli të fitojë të tre takimet

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Dinamo, kryesuesja absolute e Kategorisë Superiore, pas fitores të shumëdiskutuar ndaj Besës (1-0) së vendit të dytë, do të përballet në javën e 11-të me një tjetër rival të zonës europiane, Apoloninë e Fierit.

Formacioni i Shkëlqim Muçës, ekipi i vetëm pa humbje në dhjetë javët e para, është i plotë pas rikthimit të portierit Elvis Kotorri në kërkim të fitores së nëntë sezonale në javën përmbyllëse të fazës së parë.

Me pikë të plota në katër ndeshjet e luajtura në kryeqytet, 17-herë kampionët e Shqipërisë i besojnë vijës së parë të tyre, duke pasur në sulm golashënuesin më të mirë aktual, Elis Bakaj, por dhe sulmin më prodhimtar në 900 minuta lojë: 18 gola.

Me ish-trajnerin Esad Karishik në bankinë, Apolonia ia doli të marrë 17 pikë (13 në shtëpi), por në transfertë skuadra e re e trajnerit Hasan Lika ka marrë vetëm 4 pikë në 4 ndeshje, aq më tepër që atmosfera në kampin fierak pas humbjes me Kastriotin, largimin e papritur të Karishikut dhe përjashtimit të dy lojtarëve titullarë, Maringlen Shoshit dhe Elton Gramit, përballimi me sukses të një ekipi të kompletuar si Dinamo, duket një mision shumë i vështirë.

Në tri përballjet e sezonit të kaluar, Dinamo ia doli të fitojë të tre takimet (2-0, 3-1, 3-1), ndërkohë që dhe statistikat e bluve kundër Apolonisë në 14 ndeshjet e fundit nga sezoni 1999-2000, “peshojnë” tërësisht nga klubi kryeqytetas: 10 fitore, kundrejt vetëm 3 të fierakëve.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 11

21 nëntor
 
14:00 Kastrioti - Flamurtari
14:00 Dinamo - Apolonia
14:00 Vllaznia - Gramozi
14:00 Shkumbini - Skenderbeu

22 nëntor

13:00 Laçi - Tirana
14:00 Teuta - Besa

RENDITJA, JAVA 10
 
1   Dinamo 10 26
2   Besa 10 18
3   Apolonia 10 17
4   Tirana 10 17
5   Teuta 10 15
6   Kastrioti 10 15
7   Skënderbeu 10 11
8   Shkumbini 10 11
9   Gramozi 10 10
10   Laci 10 9
11   Flamurtari 10 9
12   Vllaznia 10 8 

Numri i klikimeve - 194
  E Premte, 20 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›