Partizani, Lushnja test force Partizani humbi në ndeshjen e fundit me Elbasanin, ndërsa ka humbur edhe me rivalin tjetër të ardhur nga Kategoria Superiore, Bylisin, ballshiotët kryesojnë edhe Kategorinë e Parë.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Partizani synon në përballjen e vështirë kundër Lushnjës ta ruajë të pastër kolonën e humbjeve në shtëpi, edhe pse te skuadra e kuqe zyrtarisht në bankinë do të jetë një emër i panjohur për trajningun, 32-vjeçari Fatmir Bega.
Trajneri Skerdi Bejzade nuk mudn ta drejtojë skuadrën nga vija anësore, ndërkohë që dhe ndihmësi i tij, Luan Pinari, nuk mund të jenë në fushë, pasi që të dy janë të pezulluara nga Sektori i Garave.
Trajneri Bejzade në një prononcim për mediat pohoi se “nëse ekipi tij fiton ndaj lushnjarëve, athërherë kjo fitore do të jetë e çmuar për ne”.
Partizani humbi në ndeshjen e fundit me Elbasanin, ndërsa ka humbur edhe me rivalin tjetër të ardhur nga Kategoria Superiore, Bylisin, ballshiotët kryesojnë edhe Kategorinë e Parë.
Partizani është i pathyer në pesë ndeshjet e zhvlluara në shtëpi, ndërkohë që Lushnja mund të konsiderohet një formacion i suksesshëm në transfertë.
Lushnja e vendit të tretë në pamje të parë shihet si favorite ndaj një Partizani të vendit të 8-të, kur dhe diferenca midis tyre eshtë jo pak, por 5 pikë në 10 javë.
KATEGORIA E PARË
JAVA 11, 21.11.2009, 14:00
Burreli - Elbasani
Gramshi - Memaliaj
Partizani - Lushnja
Skrapari - Kamza
Bilisht Sport - Turbina
Sopoti - Pogradeci
Bylis - Besëlidhja
Luftëtari – Ada
RENDITJA, JAVA 10
1 Bylis 10 24
2 Elbasani 10 23
3 Lushnja 10 19
4 Pogradeci 10 19
5 Ada 10 15
6 Luftëtari 10 15
7 Kamza 10 15
8 Partizani 10 14
9 Besëlidhja 10 12
10 Burreli 10 11
11 Gramshi 10 11
12 Turbina 10 10
13 Sopoti 10 10
14 Bilisht Sport 10 10
15 Skrapari 10 8
16 Memaliaj 10 7
Numri i klikimeve - 191
E Premte, 20 Nentor 2009