E Shtunë, 31 Tetor 2026

200 themelues të PD-së në Shkodër kalojnë në PS

Gazeta Shqip

Rrjedhja 

PD ka humbur dje 200 ish-themelues të saj, të cilët në një takim të zhvilluar dje në Shkodër kanë deklaruar publikisht bashkimin me PS-në e Edi Ramës. Në fjalën e tyre ata kanë theksuar faktin se ishte PD që i kishte tradhtuar ata dhe jo anasjelltas, pasi nuk ishin ndier të përfaqësuar, pavarësisht kontributit në këtë parti. Ish i përndjekuri politik, Sink Mustafe Lici, deklaroi se pavarësisht vuajtjeve të regjimit komunist, përpjekjet për të gjetur mbështetje tek e djathta kishin shkuar kot. Jam dënuar me vdekje, jam dënuar me burg politik. Për çfarë?! Për një liri, për një fjalë të vetme. Për atë që këtu, në këtë qytet e dhunojnë ditë pas dite Jozefina Topalli, Astrit Bushati e të gjithë me radhë. Që të gjithë ju nuk keni pasur asnjë hapësirë që të jeni në radhët e tyre, sepse ju kanë mbyllur dyert, sepse ata që na kanë burgosur, ne i shihni nëpër drejtoria, theksoi ai. Të njëjtën gjë tha dhe Gjovali Stolaj, ish-themelues dhe drejtues i PD-së. Nga ana e tij, Rama u shpreh se hedhja e një hapi për të kapërcyer kufirin mes së djathtës dhe së majtës është emancipim shoqëror. Sipas tij, PD është përgjegjëse për transformimin e pushtetit të popullit sovran në pushtetin e një oborri familjarësh dhe klientësh në biznes të kryeministrit.

200 themelues të PD-së në Shkodër kalojnë në PS burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›