E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton dekretin për Artan Brocin në Gjykatën e Lartë, opozita mungon

Gazeta Shqip

komisioni i ligjeve pa opzitenKomisioni i Ligjeve ka miratuar sot dekretin e presidentit të vendit, Bujar Nishani për emërimin e Artan Brocit, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Vendimi është marrë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e sotme.

Artan Broci u dekretua nga kreu i shtetit pas mbarimit të mandatit të anëtarit Fatos Lulo, i cili më pas u emërua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Broci ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe vitin e fundit ishte zgjedhur si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Komisioni i Ligjeve miraton dekretin për Artan Brocin në Gjykatën e Lartë, opozita mungon burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›