2000 njerëz të ngujuar në tunel
Njoftohet se problemet ishin shkaktuar nga dallimet e mëdha të temperaturave - kohës jashtëzakonisht të ftohtë jashtë dhe temperaturave të larta në brendi të tunelit.Trenat u ndalën pasi kishin hyrë nga ana franceze e tunelit. Disa udhëtarë u evakuan përmes tuneleve ndihmëse, ndërsa shumë të tjerë kaluan natën në tunelin pa drita.Drejtoria e Eurostarit tha se ka anuluar të gjitha udhëtimet për këtë të shtunë.Ngecja në tunel ka shkaktuar një kaos të vërtetë në jugun e Anglisë ku janë bllokuar rrugët nga kamionët që presin të kalojnë Lamanshin.