Durrës, babai gjen të pajetë bebet brenda në banesë
Viktimat janë gjetur nga babai i tyre, dhe dyshimet e para hidhen mbi një helmim të mundshëm. Binjakët, një vajzë dhe një djalë rreth pesë muajsh, do ti nënshtrohen autopsisë për të zbuluar shkaqet e vërteta të ngjarjes. Mësohet ata ishin të prekur nga një grip i lehtë, por nuk kishin shfaqur temperaturë. Ngjarja e rëndë është bërë publike sot, ndërsa policia, prokuroria dhe mjekët nuk japin asnjë shkak për vdekjen e tyre, deri në daljen e autopsisë. Nëna e bebeve ka deklaruar se ata ishin vaksinuar kundër gripit pesë ditë më parë, ndërsa pohon që janë ushqyer me qumësht natyral dhe biskota rreth orës 20:00, dhe rreth orës 02:30 janë gjetur të vdekur.