20.000 funta për t’i lindur fëmijën Elton John-it

Milioneri Elton John ka paguar vetëm 20.000 funta për nënën surrogate e cila i lindi fëmijën e tij të dytë. Janë vetëm 3.000 funta më shumë sesa shumë që ai dhe i dashuri i tij David Furnish patën paguar të njejtën grua për të lindur djalin e tyre të parë, i cili tani ka dy vjet.
Në çertifikatën e lindjes ka qenë David, 50 vjeçari ai i cili do të jetë nëna e foshnjes. Këngëtari i “Don’t Go Breaking my Heart”, 56 vjeçari John ka paguar kaq pak sepse ai përdori qendrën “Surrogate Parenting” në Kaliforni, e cila është e specializuar për çifti homoseksuale.
Në këtë qendër ka edhe rregulla strikte për femrat që aty janë të punësuara. Ato nuk mund të fitojnë më shumë para, nuk duhet të pinë duhan, duhet të jetë fizikisht në rregull dhe duhet të kenë një fëmijë të lindur paraprakisht, për të ndaluar problemet që mund të lindin më pastaj.
“Ato e bëjnë këtë gjë me qëllim që të mund të sjellin gëzim dhe harmoni në martesat e homoseksualëve pasi që ata nuk kanë asnjë mundësi tjetër për tu bërë prindër”,
Elton ka një pasuri prej 222 milion funtash. /Indeksonline/