E Shtunë, 31 Tetor 2026

E veshi Beyonce, shitet për 30.000 dollarë

Nëse keni 30.000 dollarë të lëna mënjanë, një dasmë të planifikuar dhe një simpati për Beyonce-n dhe stilin e saj, atëherë ju mund ta bëni të juajin fustanin e bardhë që ajo pati të veshur në klipin e këngës “Best thing I never had”.

Ndoshta mund të duket shumë marramendëse por është e punuar nga dizajnerë të famshëm dhe e veshur nga mbretëresha e muzikës pop. 

Fustani është i punuar nga gurët Swarovski dhe kristale të ndryshme. Ka ngjyrë kremë dhe përshtatet me dasmat tradicionale.

Besohet se edhe fustani që ajo ka pasur veshur gjatë dasmës së saj të vërtetë me Jay-Z ishte i thjesht dhe pak a shumë ngjasonte nga ngjyra me këtë të klipit. Ajo asnjëherë nuk ka publikuar foto të dasmës së saj por të gjitha do të dalin bashkë me dokumentarin që ajo është duke e punuar në lidhje me jetën e saj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›