E Shtunë, 31 Tetor 2026

2007-2008, mbi 100 gra te trafikuara

Nga gushti 2007 deri ne korrik 2008, nga Shqiperia jane trafikuar 114 persona, te tera gra. Gjate te njejtes periudhe, 19 persona te tjere, 13 gra dhe 6 meshkuj te mitur nen 18 vjec, dyshohen si viktima.

Per trajtimin e ketyre viktimave ekzistojne 4 qendra sociale, qe drejtohen nga aktore te shoqerise civile dhe bashkepunojne me organet shteterore.

“Lufta kunder trafikut mund te jete e suksesshme nese gjithe aktoret marrin pjese ne te. Ndjej nje pergjegjesi personale per te siguruar lirine e qytetareve te ketij vendi”, ka deklaruar zevendesministrja e Brendshme, Iva Zajmi.

Aktiviteti ku eshte e pranishme zv/ministrja, por edhe ambasadori amerikan ne Tirane Uidhers, organizohet ne fakt nga agjencia amerikane USAID. USAID-i jep para per nje program anti-trafik dhe ka pergatitur edhe raportin vjetor me shifrat.

Kjo provokon nderhyrjen ne takim edhe te ambasadorit Uidhers. Ai i referohet presidentit Obama, qe ne fjalimin e tij ftoi qeverite dhe qytetaret ne bote per t'i bere balle se bashku problemeve qe dalin perpara.

“Dhe une sugjeroj qe kjo eshte e njejta fryme qe ne gjithashtu duhet te perqafojme, duke sjelle se bashku veprimin tone, energjine, te menduarin tone se bashku, duke bashkuar forcat tona per te trajtuar problemin e anti-trafikimit ne Shqiperi. Dhe nese e bejme kete gje, vertet motoja e presidentit Obama, "Po, mundemi qe t'ia dalim ne kete perpjekje", do te behet e vertete”, eshte shprehur Uidhers.

Raporti hedh poshte disa ide shabllone, ne lidhje me viktimat e trafikut njerezor. Rastet konkrete tregojne se shumica e viktimave nuk jane nga zona rurale ne veshtiresi ekonomike, por nga qendrat urbane. Kryesisht qarku i Beratit, Vlores dhe Fierit, por edhe Tirana e Durresi.

Po ashtu, me shume se gjysma e viktimave kane kryer arsimin e mesem. Nga viktimat vetem 9% i perkasin minoriteteve rome dhe egjiptiane, mbi 90% jane nga popullsia e pergjithshme shqiptare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›