2008, bankat me te ekspozuara ndaj rrezikut
Gjate ketij viti bankat, qe ushtrojne aktivitet ne vendin tone dhe sistemi financiar ne teresi eshte me i ekspozuar ndaj rreziqeve se te pakten nje vit me pare. Lajmin e ka dhene Banka e Shqiperise, dje pas mbledhjes se Keshillit Mbikeqyres, ku u shqyrtuan faktoret destabilzues qe kercenojne tregjet dhe sidomos bankat. "Analiza e karakteristikave te rreziqeve te veprimtarise financiare tregon per rritjen e nivelit te pergjithshem te rrezikut dhe paraqet nevojen per nje monitorim te vazhdueshem nga vete institucionet financiare, nga autoritetet rregullative dhe nga publiku", njoftoi Banka Qendrore ne deklaraten e djeshme te pasdites, nepermjet te ciles opinioni vihet ne dijeni per faktoret kercenues qe mund te cenojne kursimet dhe marredheniet e tyre me bankat.
Rreziqet
Rritja e nivelit te rrezikut ne veprimtarine financiare dhe bankare eshte nje proces i pashmangshem. Ai diktohet nga hapja e ekonomise dhe integrimi gradual ne tregjet financiare rajonale dhe globale, shton Banka e Shqiperise. Me se shumti shqetesuese mbetet rritja e larte e kreditimit per ekonomine, e cila natyrshme rrit kredine qe nuk mund te kthehet. Bankat jane duke ushtruar aktivitetin e tyre ne nje ambient me konkurrence te larte dhe kjo ka bere portofoli i kredise te zgjerohet shume kohet e fundit. "Ky efekt eshte me i madh nese ai kombinohet me mungesen e nje mbrojtjeje te mjaftueshme financiare, nga ana e vete institucioneve financiare te tregut te brendshem", lajmeron Banka Qendrore.
Shkak tjeter, sipas Bankes se Shqiperise se, pse sistemi bankar kete vit eshte me i ekspozuar ndaj rreziqeve lidhet me faktin se, integrimi i sistemit financiar shqiptar ne tregjet rajonale dhe globale, shoqerohet me rritjen e ndjeshmerise se tij ndaj zhvillimeve te pafavorshme ne tregjet e huaja.
Tregu nderkombetar
Shqetesimi per ngadalesimin e rritjes ekonomike boterore, si rezultat i zgjerimit te veshtiresive financiare te krijuara prej cilesise se dobet te huadhenieve per shtepi kryesisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, u provua i vertete ne pjesen e dyte te vitit 2007. Humbjet e konsiderueshme financiare te shkaktuara ne disa prej bankave dhe institucioneve financiare me te rendesishme te botes, ngerci ne kreditim, si edhe shtrengimi i kushteve te likuiditetit ne tregjet nderbankare, rriten mundesite per ndikim negativ mbi sektorin real te ekonomise, nepermjet renies se konsumit dhe te investimeve nga ekonomite familjare dhe shoqerite e biznesit. Banka e Shqiperise vlereson qe situata e veshtire qe po kalojne tregjet nderkombetare financiare, shton rrezikun per sistemin financiar shqiptar. Per shkak te disa faktoreve qe lidhen me karakteristikat e zhvillimit te veprimtarise financiare brenda vendit, situata e veshtire ne tregjet nderkombetare nuk pritet qe te kete nje efekt real dhe te ndjeshem ne tregun e brendshem financiar. Megjithate, sipas Bankes Qendrore, situata ne tregjet financiare nderkombetare mbetet e paqendrueshme, ndaj ndikimi saj mbi tregun e brendshem financiar mund te ndryshoje. "Per kete arsye, eshte e nevojshme qe keto zhvillime te ndiqen dhe te analizohen me kujdes nga institucionet financiare dhe autoritetet rregullative te vendit", shton BSH ne analizen e saj.
Kredia
Cilesia e kreditimit, ndonese eshte ndikuar negativisht nga ritmi i larte i kreditimit qe dikton konkurrenca ne treg, ka ndryshuar pak ne krahasim me fundin e muajit qershor 2007 dhe konsiderohet e mire. Kredia ne valute vijon te mbizoteroje ne portofolin e pergjithshem te kredise, cileson Banka. Si rezultat i investimit ne kredi me rrezik me te larte, sektori bankar ruan prirjen vjetore te renies se treguesit e kapitalizimit dhe te likuiditetit, ndonese keta tregues konsiderohen ne nivele te kenaqshme dhe jane mesatarisht me te larte se ata te vendeve te tjera ne rajon.
Depozitat, 40% jane dhene kredi
Kredia qe bankat po japin per ekonomine eshte sa 40 per qind e depozitave. Ne fund te vitit 2007, portofoli i kredive te sektorit bankar arriti ne pothuaj 40 per qind te totalit te aktiveve te sektorit, duke shenuar nje rritje me 4,4 pike perqindje ne krahasim me fundin e muajit qershor, theksohet ne analizen e fundit per kete ceshtje. Ne raport me prodhimin e Brendshem Bruto, kredia per ekonomine ka arritur ne 30 per qind, nderkohe qe kater vite me pare ky tregues nuk ka qene me shume se 7 %.
Por normat e interesit per kredite ne leke ne vendin tone sipas nje mesatareje variojne nga 9 deri ne 20 per qind. Shqiperia eshte nder te paktat vende, ku bankat japin interesin e kredive dy here me shume se interesi qe japin per depozitat. Nga ana tjeter, Fondi Monetar Nderkombetar ka paralajmeruar qeverine dhe Banken e Shqiperise qe te kene me shume kujdes ne mbikeqyrjen e bankave per kredite, pasi rritja e volumit te huas me ritmet aktuale mund te kthehet ne rrezik per vete bankat.
Inflacioni nje tjeter risk
Presionet inflacioniste ne ekonomine e vendit dhane efekteve negative mbi kostot e prodhimit dhe oferten e mallrave ne treg, vleresoi autoriteti qendror bankar. "Struktura e papershtatshme e prodhimit ne vend si edhe varesia nga produktet e importuara, jane faktore, te cilet ulin mekanizmat mbrojtes te ekonomise se vendit ndaj zhvillimeve te tilla rajonale dhe globale'", theksoi Banka. Si rezultat, ne muajt shtator dhe tetor te vitit 2007, rritja vjetore e indeksit te cmimeve te konsumit sipas vleresimit te Institutit te Statistikave, rezultoi perkatesisht 4,4 per qind dhe 4,2 per qind, pertej kufirit maksimal te synuar nga Banka e Shqiperise, prej 4 per qind. Per te shmangur qendrueshmerine e presioneve inflacioniste, Banka e Shqiperise rriti dy here cmimin e lekut, duke e ngjitur ate ne nivelin 6,25 per qind.
Bankat, bie gjendja "cash"
Gjendja e parase "cash" ne banka ka rene per shkak te rritjes se kreditimit. Me keto zhvillime, bankat kane me pak gjendje "cash" ne dispozicion per t'iu pergjigjur nevojave emergjente per pagesa ndaj klienteve e sidomos ndaj biznesit. Aktivet likuide te sektorit bankar perfaqesojne 49,8 per qind te totalit te aktiveve, duke shenuar nje renie prej rreth 4 pike perqindjeje ne krahasim me fundin e muajit qershor, njoftoi dje Banka e Shqiperise. Gjithashtu, gjate vitit qe shkoi biznesi ka rritur kerkesen per kredi per paga e borxhe. Kredia per investime, sipas Bankes se Shqiperise, gjate vitit 2007 ra dukshem ne krahasim me 2006.