Nafta, kompensohen peshkataret
Qeveria miratoi diten e djeshme edhe kriteret qe duhet te plotesojne peshkataret dhe kompanite e peshkimit per te perfituar rimbursimin e karburantit te perdorur per peshkim. Keshtu, sipas vendimit, e drejta e rimbursimit te karburantit iu jepet vetem atyre subjekteve qe jane te regjistruar ne organet tatimore dhe e shesin prodhimin e tyre te shoqeruar me fature tatimore me TVSH. Po keshtu rimbursimi kryhet vetem ne ato raste kur peshkataret, ose kompanite e peshkimit jane te pajisur me licence peshkimi. Nga ana tjeter keto subjekte per te perfituar rimbursim duhet te paraqesin liste-pagesat e sigurimeve, shoqerore e shendetesore, per te punesuarit, shqiptaret dhe te huaj.
Por, qeveria dje vendosi edhe vleren e karburantit qe do te rimbursohet per te gjithe ata qe e kane peshkimin biznesin e tyre. "Vlera e karburantit, akciza e te cilet do te rimbursohet, nuk mund te jete me e madhe se 80% e vleres se peshkut te shitur, me fature tatimore me TVSH", theksohet ne draftin e miratuar ne qeveri. Rimbursimi i akcizes bazohet ne sasine e karburantit te konsumuar ne ore dhe ne kohen faktike te qendrimit ne det te anijes, te kontrolluar ne bazen e nisjes dhe te mberritjes, te konfirmuar nga agjenti tatimor. Nga ana tjeter, organi tatimor, ku eshte i regjistruar subjekti i peshkimit, pasi verifikon rregullsine e dokumentacionit te paraqitur, brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se kerkeses, kryen rimbursimin e akcizes drejtperdrejt subjekteve te peshkimit. Drafti i miratuar dje ne qeveri parashikon edhe sanksione ne rast se me kete skeme abuzohet. "Ne rastet e perfitimit te akcizes ose te konstatimit te perpjekjeve per te perfituar rimbursim, ne menyre abuzive dhe ne kundershtim me kushtet e percaktuara, subjekti humbet te drejten e perfitimit nga skema per 3 vjet", theksohet ne draftin e qeverise. Ne dokumentin e miratuar nga qeveria per te gjithe ata qe peshimin e kane biznes theksohet se per rimbursimin e akcizes se paguar perdoret fondi "Per rimbursimin e peshkimit", i cili ne zbatim te ketij vendimi, krijohet prane Ministrise se Mjedisit. Kjo ministri eshte e detyruar te cel per organin tatimor, ku jane te regjistruar subjektet e peshkimit, cdo muaj fondet per rimbursimin e akcizes se karburantit, te perdorur nga anijet e peshkimit.
Peshkataret, takim me Xhuvelin dhe proteste
Peshkataret kane bere te ditur se kane zhvilluar dje njeh takim me ministrin e Mjedisit, Lufter Xhuveli, takim qe, sipas tyre, nuk ka dhene asnje rezultat. Dhjetera peshkatare nga te gjitha portet e vendit tone kane protestuar dje para Kryeministrise. Permes kesaj proteste, ata kane kerkuar qe qeveria te subvencionoje naften. Peshkataret kane bere te ditur se takimi qe kane zhvilluar dje me ministrin e Mjedisit, Lufter Xhuveli, nuk ka dhene asnje rezultat, pasi ai ka bere nje tjeter propozim, sipas te cilit, peshkataret te furnizohen me nafte tregu dhe pas 3 muajsh te subvencionohen nga shteti. Protestuesit kane deklaruar gjithashtu se flota e peshkimit eshte drejt deshtimit, nese ky sektor nuk subvencionohet nga shteti. Nderkohe qe vetem pak ore pas protestes se peshkatareve, te cilet kerkonin nje ligj per subvencionimin e karburantit te perdorur per peshkim, eshte zhvilluar mbledhja e qeverise, e cila ka vendosur pikerisht ate qe ka deklaruar ministri Xhuveli ne takim, rimbursimin e akcizes se naftes per peshkataret pas tre muajsh.