2008, deficiti tregtar 3.5 miliarde USD
Tregtia e jashtme e Shqiperise pritet te permbyllet me nje deficit mbi 3.5 miliarde dollaresh ne fund te vitit 2008. Parashikimet ne lidhje me kete ecuri qe thellon ne menyre te metejshme bilancin tregtar te vendit e ka bere Qendra per Tregti Nderkombetare (ACIT). Volumi tregtar pritet te rritet me 16 % kete vit. Keshtu shqiptaret do te blejne dhe do te shesin rreth 6 miliarde dollare mallra me vendet e tjera. Eksportet parashikohet te arrijne nje vlere monetare prej 1.3 miliarde dollare ne fund te vitit 2008, duke mbuluar 27 per qind te importit. Edhe kete vit eksportet pritet te rriten me ritme me te larta se te importeve. Sipas ACIT importet pritet te zgjerohen me nje mesatare 15 per qind duke arritur nje vlere monetare 4.8 miliarde dollare. Niveli me i larte i eksporteve parashikohet te arrije gjate tremujorit te trete te vitit 2008. Por ne fakt sipas te dhenave te INSTAT, volume i tregtise ne muajin janar te 2008 ishte me i madh e parashikimi paraprak i ACIT. Deficiti tregtar ne kete muaj arriti me shume se rreth 270 milione dollare, nderkohe qe sipas parashikimit te ACIT, deficiti gjate janarit 2008 nuk do te ishte me shume se 178 milione USD. Gjate janarit 2008 u eksportuan 7,4 miliarde leke mallra, me rritje 11,9 per qind ne krahasim me muajin dhjetor te 2007 me nje rritje me 11,6 per qind ne krahasim me muajin janar 2007. U importuan 29,3 miliarde leke mallra me rritje 20,6 per qind ne krahasim me muajin janar te 2007 dhe renie 15,4 per qind ne krahasim me muajin dhjetor 2007. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 65,3 per qind. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 83,4 per qind dhe importi 44,2 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 9,6 per qind dhe importi 27 per qind. Eksporti i grupit "Materiale ndertimi dhe metale" u rrit 33 per qind, "Tekstile dhe kepuce" u rrit 17,3 per qind etj. Ndersa eksporti i grupit "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u ul 19,6 per qind, "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi" u ul 10,6 per qind etj. importi i grupit "Materiale ndertimi dhe metale" u rrit 5,5 per qind. Ndersa importi i grupit "Produkte kimike dhe plastike" u ul 34,5 per qind, "Lekure dhe artikujt prej tyre" u ul 23,8 per qind, "Tekstile dhe kepuce" u ul 20,3 per qind etj. Ndryshimi me i rendesishem ne sistemin e tregtise se jashtme pas shembjes se sistemit te ekonomise se komanduar ishte riorientimi i saj drejt vendeve te industrializuara, vecanerisht drejt Bashkimit Evropian. Eksportet shqiptare drejt BE-se, per periudhen 1996-1999 u rriten me 43 per qind duke perbere 94 per qind te volumit te pergjithshem. Me nje shifer te tille, ne raport me vendet e tjera te Ballkanit, Shqiperia shenon shkallen me te larte te lidhjes me Bashkimin Evropian. Duhet thene se gjate kesaj periudhe eksportet vazhdojne te zhvillohen ne menyre spontane, pavaresisht se strategjite ne leter per zhvillimin e kesaj linje kyce te zhvillimit te ekonomise nuk mungojne.
Viti 2007, deficiti ishte 2.3 miliarde euro
Deficiti i tregtise me jashte ka thyer te gjitha rekordet duke shenuar ne fund te vitit 2007 rreth 2.3 miliarde euro nga 1.6 miliarde euro qe ka qene ne fund te vitit 2006. Ne fund te muajit dhjetor, ekonomia vendase harxhoi per importin e mallrave jashte vendit rreth 3.1 miliarde euro, ndersa perfitoi 844 milione euro nga eksporti i mallrave, duke rezultuar me nje deficit tregtar 2.3 miliarde euro. Karakteristike eshte se, per te dytin vit radhazi ritmet e rritjes se eksporteve jane me te larta se te importeve. Eksportet jane rritur me 27 per qind ne krahasim me vitin e kaluar, ndersa importet me 26 %. Mirepo per shkak te bazes se ulet te eksporteve perqindja e mbulimit mbetet shume e ulet, ndaj raporti importe - eksporte mbeti ne nivelin 4 me 1. Gjate vitit 2007 eshte regjistruar nje rritje prej 69 % te volumit ne total te eksporteve shqiptare e shprehur ne sasi. Volumi i mallrave te eksportuara arriti ne 1.665.895 tone krahasuar me 988.180 tone mallra qe jane eksportuar ne 2006. Ekspertet e ekonomise e argumentojne vleren e larte te hendekut ne tregtine me jashte si bashkerrjedhje e disa faktoreve te jashtem si, rritja e pazakonte e cmimeve te naftes si dhe rritja e cmimeve te disa mallrave ne tregjet nderkombetare. Nderkohe qe kane ndikuar edhe faktore te brendshem, si situata e perkeqesuar energjetike ne vend, e cila ka cuar ne importe te larta ne energji elektrike. Kete vit ato u rriten me rreth 25 per qind, nga 17 per qind qe ishte rritja per te njejten periudhe ne vitin e kaluar. Kjo dinamike, megjithate, nuk eshte pasuar me fuqizimin ne baze te gjere te eksporteve, duke bere qe hendeku tregtar te thellohet dhe te perbeje faktorin kryesor per deficite te larta korente. Eksportet paten nje sezon "lulezimi", rezultat ky me teper i permiresimit te situates se industrise se tekstileve dhe kepuceve ne vend, si dhe i eksporteve te mineraleve.
SSSASS