Huliganet, UNMIK humb kohen me ta

UNMIK-u ka humbur kohe me njerez te cilet vete e kishin bere pushtimin e gjykatave ne Mitrovice. Ish-kryeministri i Kosoves, aktualisht kryebashkiak i Mitrovices, Bajram Rexhepi ne nje interviste per radion Deutsche Eelle, shpjegon se faktet ishin mbledhur mjaftueshem per te provuar se huliganet kishin abuzuar me rendin publik.
Nga pjesa veriore e qytetit te Mitrovices qe prej 17 shkurtit kur Kuvendi i Kosoves shpalli Kosoven shtet te pavarur e sovran nuk kane reshtur lajmet per protesta te serbeve, shperthime bombash, sulme ndaj misionit nderkombetar. Sipas jush edhe sa mund te zgjase kjo gjendje?
Nje kohe kane qene protestat, por ato nuk kane qene te dhunshme. Por tani ka pasur shperthime bombash dhe sulme ne Gjykaten e Qarkut. Sic e dini, me rastin e marrjes se Gjykates me 14 mars ata kane hyre me dhune. Me 17 mars ajo (Gjykata) eshte rimarre permes nje aksioni te koordinuar nga KFOR-i dhe policia e UNMIKU-t dhe jane arrestuar nje numer i atyre qe kane qene brenda objektit. Gjate asaj dite ka pasur perdorim te bombave te dores, rreth 20, si dhe arme zjarri, ku si pasoje pati nje shume te lenduar ne radhet e policise se UNMIK-ut dhe KFOR-it, ku tragjikisht me vone humbi jeten dhe nje polic i Ukraines. Pastaj, KFOR-i ka marre kontrollin ne pjesen veriore dhe prej kthimit deri diku te normalitetit eshte rikthyer edhe funksioni i policise se UNMIK-ut dhe pritet qe edhe pjesa civile e administrates se UNMIK-ut te filloje punen ne veri. Realisht tani gjendja eshte e qete, nuk ka protesta te dhunshme, nuk ka aktivitete te tjera te dhunshme mirepo kjo eshte vetem nje pjese e aksionit, sepse problemi edhe me tutje ekziston dhe problemi real i pjeses veriore eshte prania e strukturave paralele te sigurise. Ne veri ndodhen nje numer i caktuar i ish-punetoreve te MUP-it (Ministria e Puneve te Brendshme e Serbise) dhe te ashtuquajturave Rojet e Ures, nje pjese e te cileve jane punetore fiktive te spitalit regjional. Mendoj se (trupat nderkombetare) kane mjaft incizime, shume argumente dhe eshte koha qe ata qe jane pergjegjes edhe per vrasjen e policit ukrainas por edhe per plagosjen e policeve te UNMIK-ut dhe te ushtareve te KFOR-it te arrestohen dhe te dalin para drejtesise.
Sipas jush, sa ka qene e vendosur administrata e UNMIK-ut ne Mitrovice qe te permbushe misionin e saj edhe ne pjesen veriore te qytetit?
Po, ka pasur hezitime, fillimisht dhe e kane zgjatur teper me bisedime per te bindur qe ne menyre paqesore te lirohet Gjykata e Qarkut dhe eshte biseduar me ata te cilet e kane iniciuar pushtimin. Keshtu qe kjo eshte e palogjikshme dhe joproduktive, jo e efektshme, kane humbur kohe me njerez, te cilet vete e kane bere pushtimin e gjyqesorit. Dhe ne fund eshte marre vendimi nga niveli qendror ne Prishtine qe te veprohet dhe te perdoren metodat qe jane te ligjshme qe prape te rikthehet mandati i UNMIK-ut ne Gjykaten e Qarkut ne Mitrovice. Hezitime ka pasur me teper nga perfaqesuesi regjional i Unmikut (Gerry Galuchi), i cili ka qene kunder perdorimit te instrumenteve te demokracise dhe ka menduar se vetem me thirrje e me fjale mund te kryhet. Pra ka edhe nje diskrepance mes nivelit qendror dhe atij regjional.
DE: Ju se fundi jeni zgjedhur Kryetar i Asociacionit te Komunave te Kosoves. Keni nje strategji te caktuar qe nen kete ombrelle te futen edhe komunat kosovare te drejtuara nga komuniteti serb?
Rexhepi: Ne e kemi deren e hapur dhe kjo parashihet edhe me statutin tone. Po ashtu ne kemi bere edhe ftese, do te bejme edhe ftese me shkrim qe ata te jene pjese e Asociacionit te komunave te Kosoves. Statuti yne eshte shumetnik. Per fat te keq ata jane te organizuar, sidomos ne pjesen veriore ne te ashtuquajturin "Union te Komunave me shumice Serbe" te cilet ne statut kane pjese te papranueshme sepse organizimi behet ne baza njeetnike qe per konceptin multietnik dhe Keshillin e Evropes eshte e papranueshme. Prandaj me vetedijesimin gradual dhe pranimin e realitetit te ri ata do te jene pjese e ketij asociacioni sepse mund te kene shume perfitime qofte me kontakte te ndryshme, qofte me binjakezime te tjera ne Evrope apo me projekte qe mund te iniciohen nepermjet Asociacionit per ngritjen e kapaciteteve humane, ndihma ne projekte she shume gjera te tjera.
Ne Vjene nderkohe eshte formuar Grupi udhezues per Kosoven per te cilin u tha se do te nxis qeverisjen e mire, sundimin e ligjit dhe ruajtjen e karakterit shumetnik ne Kosove. Cili do te jete bashkepunimi i juaj me kete grup dhe cfare prisni konkretisht nga ai?
Ne ende nuk kemi vendosur ndonje kontakt dhe nuk kemi ndonje oferte. Ne me siguri qe do ta mbeshtesim, ai eshte ne te miren e funksionimit me te mire te niveleve komunale, sundimit te rendit dhe ligjit, nje qeverie me efikase dhe ne presim me padurim te kemi nje oferte te tille dhe te jemi partner ne kete projekt.
Dhe nje pyetje per fund. Cilat jane planet e qeverisjes lokale per joshjen e investitoreve te huaj ne Mitrovice kur dihet se kjo pjese e Kosoves ka mbetur nje prej zonave me te pazhvilluara ne vend?
Keni te drejte, ne edhe gjate fushates elektorale para se te fitoja per kryetar komune kam promovuar koncepte me projekte shumetnike ku perfshihen te gjitha komunat e regjionit ku kemi interes te perbashket. Aktualisht jane duke u pergatitur shume paraprojekte te cilat kane karakter multietnik dhe do te jemi konkurrent ne Konferencen e ardhshme te donatoreve qe mbahet ne Bruksel ne qershor. Per momentin disa prej serbeve kane shprehur gatishmerine qe te kycen mirepo prape kane pengesa apo presion nga strukturat paralele te sigurise te cilat atyre ua pamundesojne integrimin apo bashkepjesemarrjen ne pergatitjen e ketyre projekteve. Ne presim qe UNMIK-u te permbush mandatin e vet pasi qe edhe vet e ka proklamuar shkrirjen e strukturave paralele, largimin e tyre, atehere ka gjasa reale qe te kemi sukses ne keto projekte multietnike te cilat do te kontribuojne ne zhvillimin ekonomik dhe ne punesim.
SSSASS