E Shtunë, 31 Tetor 2026

2008, reformohet menyra e financimit te buxhetit

Pavaresisht ritmeve te larta te rritjes, si te ardhurat ashtu edhe shpenzimet buxhetore nuk kane permbushur nivelin vjetor te programuar prej Ministrise se Financave, duke iu referuar planit te rishikuar te buxhetit 2008 te ardhurat dhe shpenzimet buxhetore kane permbushur perkatesisht 97.3 dhe 98.7 per qind te nivelit vjetor te programuar. Perqindjet e realizimit per te dy treguesit paraqiten ne nivele me te larta ndaj viteve paraardhese. Viti 2008, u mbyll me nje deficit buxhetor prej 60.2 miliarde lekesh, duke u zgjeruar me rreth 76 per qind krahasuar me nje vit me pare. Rreth 59 per qind e deficitit buxhetor eshte financuar nepermjet huamarrjes se jashtme. Ne raport ndaj PBB-se, deficiti buxhetor vleresohet te kete arritur nivelin 5.66 per qind, duke u zgjeruar me rreth 2.2 pike perqindjeje nga nje vit me pare. Per vitin 2008, borxhi publik vleresohet te jete

rreth 55.9 per qind e PBB-se, kundrejt nivelit 52.8 per qind te shenuar nje vit me pare. Kjo rritje i atribuohet kryesisht rritjes se huamarrjes se jashtme per financimin e shpenzimeve kapitale. Gjate vitit 2008, huamarrja e brendshme nepermjet emetimit te letrave me vlere eshte rritur rreth 15 miliarde leke. Ne kete vit, stoku i borxhit te

qeverise ne bono thesari dhe obligacione 3-vjecare eshte zvogeluar, duke rritur ne nje mase me te madhe huamarrjen ne obligacione 5 dhe 7-vjecare. Kjo reflekton strategjine e ndjekur nga Ministria e Financave per zgjatjen e maturitetit te borxhit te brendshem dhe rritjen e instrumenteve afatgjata te borxhit, duke treguar kujdes ne fragmentimin e

tregut60. Vetem gjate vitit 2008, huamarrja e jashtme vleresohet te jete rritur me rreth 29 per qind nga nje Pjesa me e madhe perfaqesohet nga huamarrja ne monedhen euro. Per vitin 2008, stoku i borxhit ne kete monedhe vleresohet rreth 48 per qind ndaj totalit te stokut te borxhit te jashtem ose 14 pike perqindjeje me i larte se nje vit me pare.

Karakteristikat e buxhetit 2008

Politika fiskale ka pasur nje karakter me ekspansionist gjate vitit 2008. Ky karakter eshte reflektuar ne zgjerimin e investimeve publike dhe te deficitit buxhetor gjate vitit 2008. Progresi ne fushen e administrimit fiskal dhe rritja brenda parametrave e ekonomise se vendit kane bere te mundur rritjen e te ardhurave buxhetore dhe kontrollin e deficitit fiskal ne nivele te pranueshme. Niveli i borxhit publik shenoi rritje gjate vitit 2008, duke arritur ne 55.9 per qind te PBB-se nga 52.8 per qind nje vit me pare. Megjithate, permiresimi i administrimit te borxhit publik ne drejtim te zgjatjes se afatit te maturimit dhe diversifikimit te burimeve te financimit eshte zhvillim pozitiv, qe ka ndihmuar

rifinancimin e borxhit dhe kontrollin e impaktit te kostos se tij, ne treguesit e

buxhetit.

Deficiti buxhetor ne vite

2001 -6.9

2002 -6.1

2003 -4.9

2004 -5.1

2005 -3.5

2006 -3.3

2007 -3.5

2008 -5.7


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›