E Shtunë, 31 Tetor 2026

2005-2009, dyfishohen eksportet

Eksportet shqiptare gati jane dyfishuar gjate kater viteve te fundit, si rezultat i zbatimit te politikes se qeverise per nxitjen e rritjes se prodhimit vendas dhe te cilesise se tij. Mallrat shqiptare gjate kesaj periudhe jane destinuar kryesisht drejt vendeve anetare te Bashkimit Evropian, duke qene ne rritje te vazhdueshme, cka deshmon per zhvillimin e prodhimit ekonomik te vendit dhe te tregut shqiptar. Sipas burimeve nga instituti i Statistikave (INSTAT), ne vitin 2005 shifra e mallrave te eksportuara drejt vendeve te ndryshme ishte 65.818 miliarde leke, ndersa ne fund te vitit te kaluar kjo shifer ishte 112.5 miliarde leke. Me te tilla ritme eshte zhvilluar eksporti shqiptar edhe gjate tre muajve te pare te vitit 2009. Keshtu, ne muajin janar shifra e eksportit ishte 6.642 miliarde leke, ne shkurt 7.511 miliarde leke, ndersa ne muajin mars kjo shifer ishte 7.956 miliarde leke, duke shkuar si tremujor ne 22.109 miliarde leke. Gjate tre muajve te pare te vitit 2009 jane eksportuar 12.190 miliarde leke tekstile e kepuce, 2.855 miliarde leke minerale, lende djegese dhe energji elektrike, 2.554 miliarde leke materiale ndertimi dhe metale etj.

Ashtu si dhe ne vitet e kaluara, edhe gjate ketij viti tregje te rendesishme te mallrave te eksportit shqiptar vazhdojne te jene ato te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, duke kapur shifren e 18.922 miliarde leke. Ndersa per partneret kryesore, vendin e pare e mban ne kete drejtim Italia me 14.856 miliarde leke, e ndjekur nga Greqia me 2.508 miliarde leke, Gjermania etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›