Janar-maj, prodhimi bujqesor rritet 4.5 %, krahasuar me 2008
Ne fund te periudhes pese mujore, prodhimi i pergjithshem bujqesor vendas, u rrit me 4.5%, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008, bene te ditur dje burime nga Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit. Duke iu referuar treguesve per kete periudhe, ekspertet e bujqesise theksojne se, ne vecanti prodhimi bujqesor ka manifestuar nje ecuri pozitive, duke regjistruar ritme te rritjes progresive pothuajse ne te gjithe sektoret e bujqesise, krahasuar me vitin e kaluar. Gjate periudhes janar-maj, ne sektorin e bujqesise ne shkalle vendi eshte rritur ndjeshem prodhimi i pemetarise me rreth 23%, prodhimi blegtoral me 5.2% dhe prodhimet bujqesore te fushes dhe serave, me rreth 17%. Sipas te dhenave zyrtare, nje kontribut ne konsolidimin e ketij sektori kane dhene dhe projektet e ndryshme qe po zbaton MBUMK, ku nder me te rendesishmit eshte programi i subvencionimit te drejtperdrejte te fermereve ne te gjithe vendin, per nxitjen e prodhimit dhe standardizimin e produkteve bujqesore. Nderkohe per vitin 2008, prodhimi bujqesor bruto u rrit me 6.5 miliarde leke, ndersa ai agroindustrial me 9 miliarde leke me shume se ne vitin 2005. Stimulimi dhe mbeshtetja e fermereve me fonde te drejtperdrejta, ka rritur interesin e fermereve per te shtuar siperfaqet e mbjella me perime, vreshta e dru frutor ne te gjithe vendin,duke ndikuar keshtu ne sigurimin e me shume te ardhurave per familjet e tyre, nga shitjet e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale qe sigurojne ne fermat e tyre