2010, buxheti i kohes se krizes

Qeveria thote se i ka rritur te ardhurat me 11 per qind, por keto llogari i ka bere me buxhetin e rishikuar te 2009-es, qe mban parasysh mosrealizimet e ketij viti. Krahasuar me buxhetin fillestar te ketij viti, te ardhurat rriten me vetem 7.7 per qind, ritmi me i ulet i viteve te fundit.
Opozita thote se ne dy vjet lufta ndaj informalitetit jo vetem qe nuk ka sjelle asnje te ardhur shtese ne buxhet, por perkundrazi. Ne raport me PBB-ne, te ardhurat ulen me 0.2 per qind krahasuar me buxhetin fillestar te 2009-es. Por pavaresisht rritjes minimale, Fondi Monetar eshte serish skeptik dhe e konsideron buxhetin e vitit te ardhshem me risk te larte.
Nje tjeter pike e debatuar eshte ajo e investimeve publike. Ne draftin e vitit 2010 qeveria ka planifikuar ne zerin e shpenzimeve kapitale vetem 83.5 miliarde leke ose 6.7 per qind te PBB-se, krahasuar me 105 miliarde ne vitin 2009. Ministria e Financave thote se do ta kompensoje kete renie me nje fond te vecante, i cili do te investoje ne njesite e pushtetit vendor edhe 55 miliarde leke te tjera.
Por pika me e nxehte e buxhetit te vitit te ardhshem eshte rritja e forte e interesave te borxhit. Ne dy vjet qeveria ka marre 700 milione euro kredi ne tregun nderkombetar, te cilat i kane rritur interesat me 75 per qind vetem ne dy vjet. Edhe pse eshte me i madhi i hartuar ndonjehere ne Shqiperi, buxheti i vitit 2010 do te zbatohet ne nje kohe turbulencash ekonomike.
Sipas FMN dhe Berzh, ekonomia shqiptare ka hyre ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti ne nje faze ngadalesimi, qe do te zgjase edhe vitin e ardhshem. Ndaj risqet per buxhetin duken jo te vogla, cka eshte konfirmuar edhe nga FMN, aq me teper kur qeveria ka parashikuar si garanci vetem 4.3 miliarde leke per 2010.