Rama: Integrimi po pengohet nga zgjedhjet e manipuluara

Pas protesave në disa rrethe të vendit Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar nga sheshi përpara kryeministrisë edhe njëherë hapjen e kutive të votimit. Në fjalën e tij në protestën e opozitës Rama ka theksuar se zgjedhjet e manipuluara po zvarrisin për ditë e më shumë rrugën e shqiptarëve drejt integrimit.
"Sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Sot më shumë duam të provojmë që liria e votës dhe e drejta për numërimin e ndershëm të saj janë një liri që nuk blihet dhe nuk shitet" theksoi Rama
"Berisha po e drejton Shqipërinë në rrugën e interesave të familjes ë tij theksoi Rama duke shtuar se çdo ditë e më shumë po tregohet prova e kapjes së shtetit nga korrupsioni.
Ai gjithashtu theksoi se kjo nuk është një luftë për pushtet por një betejë për drejtësi që nuk i merr dot pushteti i radhës. Sipas Ramës protesta për hepjen e kutive nuk është një lëvizje anti europiane por është një lëvizje për një Shqipëri europiane.
Integrimin nuk e pengon bojkoti ynë por arsyet të cialt na shtyjnë drejt kësaj rruge theksoi Rama duke shtuar se Berisha është përgjegjësi kryesor për vonesën e integrimit të Shqipërisë.
Kreu i PS-së Rama ka ripërsëritur edhe njëherë se opozita nuk do të hyjë në Kuvend për të mbyllur sytë ndaj manipulimit të zgjedhjeve.
"Ne nuk kemi çfarë të bëjmë me një parlament të ngritur mbi kutitë e mbyllura"theksoi Rama duke shtuar se jo vetëm nuk do të hyjnë në Kuvend por edhe do të përshkallëzojmë protestat.