Rama: Berisha shfrytezoi taksat e popullit

I pritur me ovacione nga protestuesit qe kane mbushur bulevardin "Deshmoret e Kombit", Rama theksoi se ky aksion nuk eshte lufte per pushtet, por beteje per drejtesi.
"Zgjedhjet e manipuluara zvarrisin rrugen shqiptare drejt integrimit", u shpreh Rama.
Kreu socialist akuzoi Berishen se vepron ne interes te familjes ekonomike te tij, dhe se cdo dite e me shume vertetohen me fakte keto pretendime te opozites.
"Berisha nuk po qeveris ne respekt te kushtetutes, ligjit dhe barazise se ketij vendi, por po sundon duke shkelur kushtetuten, duke thyer ligjin dhe duke thelluar pabarazine ne vend per qellime perfitimi", u shpreh Rama.
Sipas Rames, arka e shtetit eshte kthyer ne xhepin e madh te pushtetit te familjes, duke akuzuar Berishen se ka shfrytezuar taksat e shqiptareve per fushaten e tij.
Rama permendi tunelin e Thirres, nisjen dhe lenien ne mes te ndertimit te rrugeve, ndersa e cilesoi si skandaloze gjendjen e buxhetit te shqiptareve, fajtor per te cilen eshte kryeministri.
"Ne jemi ketu per te shpetuar buxhetet tona lokale, buxhetet e bizneseve te vogla, te cilat prej janarit te 2010 do te ngarkohen me taksa te larta caktuar padrejtesisht nga kryeministri", u shpreh Rama, duke kujtuar afatin lene qeverise per ndryshim te vendimit deri ne 5 dhjetor.
Kreu socialist permendi me shqetesim gjendjen e rende ekonomike ne te cilen jetojne ushtaraket e liruar, minatoret, peshkataret, bujqit, fermeret, veteranet te cilet mbijetojne veshtiresisht ne kete krize.
Por mbi te gjitha, Rama theksoi se bashkimi ne shesh eshte per t'i thene 'ndal' ketij pushteti te korruptuar qe po ndalon zhvillimin dhe mireqenien e njerezve.
"Ne i qendrojme kerkeses sone simbolike per hapjen e kutive dhe transparences se plote te zgjedhjeve te 28 qershorit", u shpreh Rama.