E Diel, 1 Nëntor 2026

2010 ekstreme klimaterike. Europa temperatura rekord

Megjithe motin ekstrem qe ka perfshire Europen viti 2010-te mbetet nder me te ngrohtit qe prej 1850. 2010-ta mund te jete nder tre vitet me te ngrohta qe kur kane filuar te regjistrohen temperaturat e ajrit njoftoi Organizata Bterore e Mteorologjise gjate konferences mbi klimen ne Kankun te Meksikes.

Sekretari i pergjithshem i organizates Mishel Zharo eshte shprehur se dekada 2001-2010 ka regjistruar rekord te ri dhe do te jete dekada me e ngrohte qe eshte regjistruar ndonjehere.

Zyra Meterologjike Boterore WO ne kuader te konferences ka njoftuar se vecanerisht ne Afrike si dhe ne disa pjese te Azise ne Antarktide dhe Kanada jane shenuar rritje te temperaturave. Per dallim kane rende dukshem temperaturat ne pjese te Evropes Amerikes Jugore Shteteve te Bashkuara te Amerikes Siberise dhe Kines Lindor.

E ne fakt ndersa Franca Gjermania Britania Polonia Republika ceke e Lituania jane mbuluar nga rreshje te dendura bore e shenojne tempertatura te acarta Bullgaria perjeton nje pranvere te vertete. Temperatura ne Sofje arriti ne 21.3 grade celzius. Zyrtaret thane se kjo eshte temperatura me e larte e regjistruar ne fillim te dhjetorit ne 100 vitet e fundit. Azhornuar se fundi e premte 03 dhjetor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›