E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogun pas Jang Bojsave e kerkon edhe Lece

Erjon Bogdani me kater golat e shenuar deri me tani ne Serine A eshte rikthyer ne qender te vemendjes se klubeve te vogla. Vitrina bardhezi ka qene mjaft e rendesishme per bomberin shqiptar qe veren e kaluar ka ikur me parametra zero nga ekipi i Kievos. Gomaret fluturues kesaj radhe duket se kane deshtuar ne merkato pasi Bogu tashme vlen plot 1 milion euro. Dy dite me pare ka qene pikerisht ekipi zviceran i Jang Bojsave qe ka ofruar kete shifer per sherbimet e lojtarit pikerisht diten kur siguroi kualifikimin nga faza e grupeve ne Ligen e Evropes. Por dje eshte shfaqur nje rivale e re per skuadren nga Berna. Behet fjale per ekipin e Leces. Verdhekuqte sipas sajtit 4-4-2.com jane gati qe te afrojne qe ne janar sulmuesin shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›