E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet ne veri te Shqiperise Kosova ofron ndihme

Qeveria e Kosoves shprehet e gatshme te ofroje ndihmen e saj ne tejkalimin e krizes se krijuar nga permbytjet ne veri te Shqiperise. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci gjate nje konference per media beri te ditur se kontingjente te trupave te Forces se Sigurise se Kosoves kane shkuar ne vendngjarje per te asistuar me logjistike trupat e Ushtrise se Shqiperise ne evakuimin e personave nga zonat e permbytura.

Qeveria e Kosoves ka shprehur solidaritetin dhe gatishmerine per ndihme te plote me te gjitha mundesite dhe potencialet tona. Tani me FSK ka shkuar ne vend te ngjarjes Shkoder. Gjithashtu do te jemi perkrah popullit dhe qeverise se Shqiperise ne perkrahje te plote materiale tha Thaci.

Thaci njekohesisht ka kerkuar nga autoritetet e komunave te Kosoves dhe nga biznesmenet qe ti dalin krah popullit vella shqiptar ne anen tjeter te kufirit.

Ftoj te gjitha autoritetet locale- komunale qe te jene krah popullit vella shqiptar ne Shqiperi. Te gjithe qytetaret e Kosoves te tregojne solidaritetin e tyre vellazeror ftoj te gjithe komunitetin e biznesit tha Thaci.

Me heret Kryeministri i Qeverise se Republikes se Kosoves Hashim Thaci bisedoi me Kryeministrin e Republikes se Shqiperise Sali Berisha lidhur me vershimet e medha qe po u shkaktojne deme qytetareve te veriut te Shqiperise.

Kryeministri Thaci i premtoi Kryeministrit Berisha mbeshtetjen e qytetareve te Kosoves dhe ndihmen aktive te Qeverise se Kosoves.

Shkelzen Osmani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›