E Diel, 1 Nëntor 2026

Blanko Po kalojme dite te veshtira por rezultatet nuk do te vonojne

Dinamo ne kater takimet fundit ka marre vetem 2 pike. Blanko mohon largimin nga blute

Edhe pse mori nje pike ndaj Beses ne Kavaje skuadra e Dinamos ende nuk e ka gjetur qetesine e duhur. Dy barazime dhe dy humbje ne kater takimet e fundit kane sjelle peshtjellime ne kampin blu. Eumlshte folur edhe per futbolliste te caktuar dhe per mosimpenjimin e tyre gjate ndeshjeve te vecanta por serish nuk ka ndodhur asgje dhe skuadra edhe dje ka vazhduar pergatitjet per ndeshjen e radhes qe do te luaje ndaj Teutes ne Qemal Stafa. Sipas trajnerit argjentinas te skuadres dinamovite Luis Manuel Blanko kjo eshte thjesht nje periudhe jo e mire qe po kalon skuadra e tij dhe se rezultatet nuk do te vonojne. Nuk mund te them se ka dicka qe nuk shkon pasi kjo qe po kalon aktualisht Dinamo eshte nje gjendje tipike e cdo skuadre futbolli. Ndoshta ka te beje me nje ulje te moralit te lojtaret. Ajo qe na mungon eshte pak force per te dale nga kjo gjendje qe na ka perfshire. Ne ndeshjet qe po luajme nga java ne jave nuk eshte se po luajme keq pasi edhe futbollistet kane treguar se po luajne mire ne fushe - eshte shprehur trajneri i kampioneve te fuqi. Por duket se argjentinasin nuk e mundon vetem paraqitja e skuadres se tij duke qene se ka edhe rezerva ndaj arbitrave. Ka disa ndeshje ku ne duhet te luftojme edhe ndaj arbitrave pasi te them te drejten ka raste qe na penalizojne me vendimet e tyre. Mund te them se gjyqtaret kane edhe nje lloj ksenofobie ndaj futbollisteve tane te vecante. Nese mund ta them nje rast ka qene gjate ndeshjes me Besen ku Marko Punticanin pas nje faulli qe beri lojtaret e Beses e ofenduan dhe e shane arbitrin dhe me pas ky i fundit akordoi karton te kuq per futbollistin. E njejta gje ka ndodhur edhe me mua kur me kane pezulluar dy ndeshje pa arsye dhe me pas me kerkuan qe te mos ankohesha dhe te mos e beja te madhe. Kjo sigurisht qe nuk eshte nje gje e mire - pohon Blanko. Me pas tekniku i ka ngarkuar nje pjese te fajit edhe opinionit i cili edhe pse e sheh ate qe ndodh ne fushen e lojes nuk reagon. Ndoshta te gjithe e shohin ate qe ndodh ne fushen e lojes perfshi ketu edhe median pasi te gjithe jane prezente dhe askush nuk flet. Megjithate nuk do te flas me per keta zoterinj pasi po i bej protagoniste dhe nuk me lejohet mua qe te flas per kete ceshtje duke qene se jam i huaj dhe mund te merren masa edhe ndaj meje - ka perfunduar Blanko. Nderkohe Dinamo do te kerkoje kthesen ne rezultate kete fundjave ndaj Teutes ne nje sfide qe nuk parashikohet e lehte per kampionet duke pare edhe ecurine pozitive qe kane pasur durrsaket.

Ofertat

Te skuadra e Dinamos dita-dites po shtohen zerat per nje largim te mundshem te Blankos nga skuadra. Megjithate tekniku ka deklaruar dje se nuk eshte ne dijeni per nje gje te tille. Aktualisht kam nje kontrate pune me Dinamon dhe ketu kam ardhur per te bere punen time. Ne lidhje me te ardhmen time besoj se duhet te flisni me pare me presidentin e klubit pasi ai mund te jape nje pergjigje te sakte. Une mund te them se deri ne keto momente kam tri oferta pune qe vijne nga Sllovenia Austria dhe Argjentina megjithate aktualisht jam duke vazhduar punen time - ka theksuar trajneri.

Celja

Gjate fazes pergatitore qe ka zhvilluar ne vere ne Slloveni skuadra e Dinamos ka zhvilluar nje ndeshje miqesore ndaj skuadres sllovene te Celjes. Menjehere pas kesaj ndeshjeje presidenti i kesaj skuadre i ka derguar nje mesazh trajnerit argjentinas duke e ftuar ate qe te merrte drejtimin e skuadres se tij. Nje gje e tille eshte pranuar edhe nga vete Blanko i cili ne ate kohe nuk e pranoi kete oferte dhe vazhdoi punen ne drejtimin e Dinamos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›