2010-ta, vit i saj
Nga Express më 05 janar 2011 në ora 13:03
Adelina Ismajli e konsideron vitin që sapo lamë pas një vit të suksesshëm të saj, përderisa thotë se këtë vit pret edhe suksese të mëtejshme, aq më pak kur përpara ka një numër të madh të koncerteve por edhe fillimin e një karrierë ndërkombëtare që e ka filluar me “Pink!”.
“Vitin 2010 e vlerësoj si vitin më të suksesshëm të jetës sime private dhe profesionale, deri me sot. Të qenit e para shqiptare e muzikës moderne në show biznesin europian është kurorëzim i tërë karrierës sime.
Gjetja e lumturisë konstante në aspektin privat është bekimi më hyjnor që më ka ndodhur”, ka thënë ajo në një intervistë për Zhurnal.