E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA shpallet i pafajshem pas 30 vjet burg

I lirë dhe i pafajshëm pas 30 vjetësh falë testit të ADN-së. Cornelius Dupree është lënë tashmë i lirë në Teksas ndërsa konsiderohet si viktima e gabimit më të rëndë gjyqësor të ndodhur ndonjëherë. Në 1980, kur ishte vetëm 19 vjec identifikohet si autori i një abuzimi seksual e një vjedhjeje bazuar në dëshminë e personave që panë vetëm foton e tij. Tashmë 51 vjec del nga burgu ku duhet të kalonte në bazë të dënimit të marrë dhe 45 vjet të tjera.

"Jam shumë i emocionuar, ka qenë një betejë mjaft e vështirë, sistemi duhet të ndryshojë, ajo që më ndodhi mua nuk duhet ti ndodhë askujt tjetër. Kaq mund të them”, eshte shprehur Dupree. Ai u ngatërrua me dikë tjetër në një kohë kur sipas të dhenave në Teksas është pikërisht ngatërrimi i personave nga dëshmitarët në bazë të 75% të gabimeve gjyqësore të evidentura nga testi i ADN-së.

Delina Bitraku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›