E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat që do të na sfidojnë

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 10:22

Ndryshimi i koncepteve në makinat sot është duke u bërë gjithnjë e më i pranishëm. Disenjues të ndryshëm thonë se këto janë makinat që pritet të realizohen në dekadën në vijim. Për t’i përdorur ato, do të jenë sfidë për një shofer të zakonshëm

Makinat e konceptuara paraqesin një manifestim që shihet edhe te njerëzit, e që është futurizmi. Shumica prej tyre tashmë janë inspirim për disenjuesit e ardhshëm, ndërkaq ka edhe të atillë të cilët dëshirojnë që të eksperimentojnë. Disa prej këtyre janë ndërtuar, por disa të tjera ende mbesin në ekranin e kompjuterit.

-------

Këtu janë disa koncepte interesante të makinave, të cilët kanë disenj të koncentruar në rrota, e që janë drastikisht të kundërta me normat e tanishme. Në të ardhmen, mund të kemi edhe makina me tri rrota, pasi që shumë disenjues janë duke konsideruar se ato janë shumë funksionale.

------

Përderisa të gjithë mendojmë për koncept makinash, tani kemi edhe të atillë që janë duke i shikuar edhe tipet e kamionëve, duke i bërë ata kreativë dhe futuristikë, që u ngjasojnë shumë makinave sportive dhe atyre personale. Në këtë rast kemi makina aerodinamike dhe elektrike, të cilat sot janë të dobishme edhe për ambientin.

--------

Konceptet e makinave gjithmonë janë të hapura dhe zhvillohen në mënyrë interesante. Konvertibilet janë unike, pasi që mund të hapen dhe të mbyllen dyert në një mori mënyrash.

------

Njëra prej metodave të zakonshme që kanë të bëjnë me impaktin e një makine në ambient ku duhet të këtë lirim sa më të paktë të gazrave. Energjia elektrike sot është zgjidhje, përderisa shumica e makinave urbane, sidomos makinave të qytetit, të ndërtohen në këtë mënyrë.

-----

Këtu kemi edhe disenjin e kamionetave që janë një shembull shumë interesant i futurizmit, sepse bën një baraspeshë në mes të estetikës dhe funksionit. Kamionetat kanë nevojë që të jenë më të përdorshme, e që në këtë rast disenjuesit e makinave konceptuale kanë nevojë që të jenë edhe më shumë popullore.

--------
Do të kemi edhe makina që do të jenë manifestime të makinave, ku shoferi do të ndihet mirë në mënyrën se si do të arrijë të sillet me botën e jashtme. Përdorimi i kamerave do të lejojë shoferin që të caktojë vetë temperaturën si dhe duke iu lajmëruar saktësisht për temperaturën e jashtme. Këto makina do të jenë edhe makina që për sot konsiderohen si shumë private.

----

Makinat konceptuale do të duken edhe sikurse këto më lart, shumë ekzotike si dhe mbartje të teknologjive më të fundit. Ato do të duken si kuti që bën që shumica e makinave të jenë më të përdorshme. Kështu disenjuesit do të vazhdojnë të vijnë edhe me makina të këtilla që u ngjasojnë rrëfimeve nëpër romane të ndryshme.
----

Jo të gjitha makinat që lirojnë gazra janë shqetësuese, sepse tani është kufizuar lirimi i këtyre gazrave, duke i bërë këto makina ekologjike. Tani pritet të kemi makina që duken të bukura, janë estetike dhe në fokus kanë konceptet futuristike që do të na sfidojnë.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›