E Shtunë, 31 Tetor 2026

Douglas, i tretur nga sëmundja

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 15:50

Aktori hollivudian Micheal Douglas u duk tepër i zbehtë dhe i tretur prej tumorit ndërsa u largua prej apartamentit të tij në Nju Jork.

Aktori i “Basic Instict” është duke luftuar një betejë të humbur me kancerin dhe besohet se është pak javë larg vdekjes.

Bashkëshortja e tij aktore, Catherine Zeta Jones, e veshur me pantallona prej lëkure e shoqëronte. Çifti u lidh në martesë në vitin 2000. Micheal u diagnostikua me tumor në fyt në gusht.

Ai është duke iu nënshtruar trajtimeve me kimioterapi dhe rreze, por 66-vjeçari pranoi në një television se e ka kapur sëmundjen në stadin e saj më të avancuar dhe nuk ka shpresa për të jetuar gjatë.

Fitues i çmimit Oskar, Douglas do të nderohet më vonë gjatë këtij muaji në festivalin e filmit të Palm Springsit me çmimin e ikonës. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›